Tuesday, November 26, 2024

Botërori i Boksit-Opinion nga Emiliano Çekini: Adam Maca, shkroi emrin e tij në nivelet më të larta të boksit botëror. Ai na nderoi të gjithëve, na bëri krenar duke e renditur Shqipërinë në pozicione që askush, asnjëher më pare, nuk e kishte arritur

Lexo

Si një ish boksier kampion, dhe më pas trajner boksi me Vllazninë, sot bashkëtrajner dhe drejtues i klubit më të ri të boksit shkodran, “North Boxing Albania”, së bashku me të vëllanë e tij, Klaodio Çekini, është i gëzuar dhe i lumturuar për paraqitjen dinjitoze të boksierit të klubit të tyre, Adam Maca, i cili u shpall nënkampion Bote.

Ndërkohë, që i vëllai i tij, Klaodio, shoqëronte boksierin Adam Maca në Kampionatin Botëror të Armenisë së bashku me kolegun e tij, Vladimir Maca, babai i Adamit, Emiliano ndiqte me shumë interes dhe vemendje transmetimet e drejtpërdrejta televizive të botërorit të boksit.

Shumë i kënaqur për të gjitha ndeshjet e zhvilluara nga boksieri i tyre, Maca, përfshirë, jo vetëm tre fitoret eleminatore, por edhe atë finale ndaj boksierit rus, Platon Kozlov. Por, për këtë të fundit, duelin final, Emiliano ka rezerva për gjykimin, komentet e të cilit i përcjell në opinionin e shprehur për Veriu Sport.

“Ndeshja e mbrëmshme e boksierit Adam Maca do të mbetët në historinë e boksit Shqipëtarë , pasi është i pari boksier që sjellë medaljen e nenkapionit të botës në Shqipëri.

Ne kishim shumë besim që ai do e fitonte edhe finalen e djeshme, por fati nuk deshi që të ishte në anën tone. Dua të theksoj që jo gjithçka kishte të bëjë me fatin, sepse kam shumë rezerva dhe për mënyren e albitrimit, si në pikëzimin e raundeve e po ashtu edhe në gjykimin në ring.

Në raundin e parë nuk mund të kem pretendime të mëdha por asnjeherë nuk mund të ishte rezultat 0-5. Pastaj, në nisjen e raundit të dytë, boksieri ynë Maca është hedhur në sulm për të rikuperuar dhe e ka vënë boksierin Rus në veshtirësi të medha qëndrueshmërie, aq sa merr dhe disa qortime nga ana e gjygjtarit të ringut për menyren e boksimit të tij të parregullt për uljen e kokes, por edhe pse rregullorja e ka që të keshillohet vetem 2 here boksieri e pastaj të penalizohet me faull, një gjë e tillë nuk ndodhi .

Duke pasur parasysh këshillimet nga ana gjygjtarit për kundërshtarin,por edhe një boksim më i bukur nga ana e boksierit Maca, që dha goditje të forta dhe të sakta, përsëri çuditërisht, raundi 2-të jepet 0-5.

Këtu bëhet gjithçka më e vështirë pastaj për boksierin tone, pasi po të humbasësh 2 raunde është shumë e veshtirë të rikuperosh gjithçka në raundin e 3-të.

Por, megjithatë, me fillimin e raundit të 3-të, boksieri Maca tregoj një trimëri të jashtëzakonshme në ring dhe me ashpërsinë e goditjeve të tij, boksieri Rus vetëm se qëndron në këmbë fizikisht, sepse boksimi i tij kishte rënë dukshëm. Shumë këshillime radhazi, por është e pabesueshmë që gjygjtari i ringut nuk e mendon ta penalizoje me faullë kundershtarin, gjë e cila do e ndryshonte ndeshjen. Në këtë menyre, vjen dhe fundi i ndeshjesh dhe në atë menyrë që ishte përgatitur, për mendimin tim , edhe ky raund jepet 2-3 , që e mbyllë ndeshjen me humbjen 0-3 të raundeve.

Gjithsesi boksieri ynë tregoi cilesi të lartë të të boksuarit dhe profesionalizim. Ai sot shkroi emrin e tij në nivelet më të larta të boksit botëror. Maca, sot na nderoi të gjthëve , dhe na bëri krenarë duke e renditur Shqipërinë në pozicione që askush, asnjeher më parë nuk e kishte arritur. Maca sot  është vetem 16 vjeç dhe ka arritur rezultate të mahnitshme: 2 here kampion Europe, 3 here kampion kombëtar i Anglisë, 1 here kampion kombëtar i Shqipërisë, dhe së fundmi nënkampion i Botës. Arritjet e tija në këtë moshë janë të admirueshme dhe ndoshta jo të arritura  edhe nga emrat më të mëdhenjë të boksit. I urojmë shumë suksese në të ardhmen boksierit Adam Maca dhe shpresojmë që të mbrojë me nder dhe trimëri, gjithmonë flamurin tonë kombëtar. Faleminderit  kampioni ynë Adam Maca!”, shkruan bashkëtrajneri dhe drejtuesi i “North Boxing Albania”, klub në të cilin bën pjesë edhe nënkampioni i Botës, Adam Maca.

(Video) Ndeshja finale për titull kampion:Adam Maca(Shqipëri)-Platon Kozlov(Rusi) pesha 57 kg. Boks-Botërori i Armenisë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img