Saturday, November 23, 2024

(Video) Pragndeshja, Vllaznia-Dinamo. Trajneri Osmani: Kemi nxjerrë mësime nga humbja me Egnatian. Kërkojmë fitoren e kthesës me Dinamon

Lexo

Vllaznia, luan pasditen e së dielës ndeshjen e Javës së 16-të të Abissnet Superiore duke pritur në fushën e saj të stadiumit “Loro Boriçi” Dinamon. Në prononcimin e dhënë në prag të kësaj ndeshjeve, tekniku i kuqebluve, Qatip Osmani, tha se kanë analizuar me vemendje ndeshjen e kaluar me Egnatian, ku skuadra shfaqi dobësi, sidomos në prapavij ku u pësuan tre gola në harkun kohor të dhjetë minutave lojë.

Sipas tij, eleminimi i atyre defekteve në ndeshjen e kaluar, por edhe rikthimi i disa futbollistëve të dëmtuar do të japë efektin e duhur për të mundur Dinamon. Një skuadër, që Osmani e vlerëson për ecurinë pozitive të javëve të fundit nën drejtimin e trajnerit Dritan Mehmeti, por nga ana tjetër beson në fitoren e të tijve.

Duke folur për lajmin e mirë të rikuperimit të kontigjentit të dëmrtuar, mes të cilëve veçon, Alivodën dhe Stojanoviç, ndërkohë që pranon edhe Esat Mala i është bashkuar skuadrës, por për momentin nuk është në planet e fillimit të lojës me të nga minuta e parë, pasi mungesa e gjatë jashtë fushë ka bërë të veten duke mos qënë tek 100 përqindëshi.

Për të mundur Dinamon, Osmani kërkon mbështetjen e tifozërisë, të cilëve i bën thirrje publike për të qënë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë, Qatip Osmani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img