Sunday, December 22, 2024

Superiore-Nesër, Dinamo-Egnatia. Mehmeti: Nuk duhet bërë dramë humbja me Vllazninë! Respektojmë Egnatian, por duam maksimumin

Lexo

Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së radhës ndaj Egnatias, që do të luhet të shtunën në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, prej orës 17:00.

“Përveç Markut, që mungon, sepse është i skualifikuar me kartonë, janë kthyer Mija dhe Vokrri, por nuk janë gati për lojë. Pjesa tjetër janë në rregull fizikisht.

Kemi bërë analizën e ndeshjes me Vllazninë. Sepse mund të mundesh, por varet dhe se si mundesh. Na ka ardhur keq, sepse kanë qenë disa situata që na kanë ndëshkuar, por ky është futbolli. Duhet të gabojë dikush që të fitojë dikush. Nuk është për t’u bërë dramë, duhet të nxjerrim mësime nga ajo ndeshje që të mos kemi situata të përsëritura.

Në këtë kampionat janë jetike pikët për të gjitha skuadrat, nga vendi i tretë e deri tek i fundit. Nuk e shikoj renditjen, shikoj çfarë mund të bëjë më mirë skuadra. Renditja do të shikohet në fund të kampionatit. Ka edhe shumë pikë, nuk ka përfunduar ende gjysma e kampionatit. Duhet të jemi të qetë, siç edhe natyra e Dinamos.

Egnatia ka një skuadër të organizuar mjaft mirë, luan futboll të mirë. Të imponon ritmin e lojës, sepse i ka kualitetet. Do të bëjmë maksimumim për të respektuar Egnatian, por e nisim si të barabartë ndeshjen. Nëse e interpretojmë si duhet lojën, pastaj le t’ia lëmë fushës. Ne futemi për të bërë gjithmonë më të mirën”, – tha trajneri Mehmeti mes të tjerash.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img