Friday, May 3, 2024

(Video) Prag Dinamo-Egnatia, trajneri rrogozhinas, Edlir Tetova, optimist për fitoren tre pikëshe

Lexo

Bardhejeshilët nuk do ta kenë aspak të lehtë kundër bluve të kryeqytetit, të cilët janë “të etur” për pikë në misionin për të qenë mes 4 ekipeve që do të diskutojnë titullin në fund të sezonit. Kundër Dinamos,

Për teknikun e Egnatias, Edlir Tetova, pragndeshja me Dinamon, e vlefshme per javën e 17-të të Abissnet Superiore, është mjaft e rëndëisshme. Kërkesa e tij ndaj skuadrës që drejton për të marrë pikët e plota që e mundësojnë për të mbajtur kreun e tabelës së klasifikimit  ka disa pikëpyetje sa i takon formacionit që do të startojë nga minuta e parë. Problem për Tetovën është është qendra e mbrojtjes, Arbenit Xhemajli i cili nuk do të luajë, pasi është i pezulluar për shkak kartonësh. Me Teutën, Stiven Janku fitoi balotazhin me Hysen Memollën, edhe pse ky i fundit rezultoi zgjedhja e parë me Vllazninë, teksa luajti 45 minutat e pjesës së dytë. Në të djathtë në prapavijë pritet të rikthehet titullar Abdurrahman Fangaj, ndërsa në të majtë Ndreca ka një epërsi të lehtë ndaj Mustës, edhe pse ky i fundit i dha një pikë me vlerë kundër Teutës. Me Aleksin, i cili gradohet titullar, Joel është një emër, i cili ka vendosur në dilema “timonierin” Tetova.

Referuar shifrave, Egnatia nuk ka arritur asnjëherëtë bëjë 2 ndeshje radhazi pa fitore dhe në këto kushte do të mundohet të rikthehet te 3pikët për të mos lëshuar vendin e parë që e mban prej 3 muajsh. Jo vetëm kaq, por me të gjitha ekipet që fazën e pare ka fituar pastër pa pësuar gol, Egnatia ia ka dalë të fitojë edhe fazën e dytë, respektivisht me Kukësin dhe Vllazninë.

Ndaj, edhe me Dinamon, rrogozhinasit triumfuan pastër me rezultatin 3-0 me golat e shënuar nga Paulauskas, Zejnullai dheAhmetaj. Ndërkohë, nesër në stadiumin “Niko Dovana” pritet një përballje interesante, pasi të dyja ekipetpër shkak të ambicieve qëkanë dhe rezultateve të njëjave më parë do të synojnëpikët e plota për të rikthyerqetësinë dhe mbyllur 2023-shinme optimizëm.

(Video) Prononcimi i trajnerit rrogozhinas, një ditë para ndeshjes, Dinamo-Egnatia. Superiore, java e 17-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img