Wednesday, November 27, 2024

Barazimi në derbin durrsak, Erzeni-Teuta. Deliallisin nuk e kënaq pika ndaj Teutës, ndërkohë Martini e quan barazim të merituar

Lexo

Prononcimet e trajnerëve, Alfred Delialisi dhe Edi Martini, pas ndeshjes, Erzeni-Teuta, barazim 0-0

Alfred Deliallisi(Trajner i Erzenit)

“ Dua të komplimentoj djemtë për mundin dhe djersën. Ishte një ndeshje e dominuar gjatë gjithë kohës, por në minuta të veçanta. Pati edhe minuta që Teuta ishte më mirë, por ne dominuam në zotërimin total të fushës. Por kur mungon finalizimi, atëherë duhet të marrësh masa edhe që të mos e humbasësh takimin. Patëm raste flagrante për shënim, goditëm dy shtylla dhe portieri i Teutës u bë hero në minuta të veçanta dhe ka komplimentet e mia dhe merita për këtë barazim të Teutës.

Derisa shkojmë para portës nuk shënojmë, na mungon një sulmues, kam 13 javë që e them këtë gjë. Dhamë gjithçka, por ndje keqardhje që nuk shënuam. Detyra e trajnerit është ta çojë ekipin te porta kundërshtare, por nuk kemi fat se na mungon lojtari me shty topin në rrjetë.

Kahrimanoviç nga stoli

Zgjedhje ime në mënyrën e vendosjes, por edhe Rojae bëri ndeshje të mirë. Momentin kur mungojnë metrat dhe sakrifica duhet futur një lojtar që ecë e sakrifikon më shumë. Kur kundërshtari ka karakteristika të mira fizike duhet futur një lojtar më i freskët dhe që i plotëson karakteristikat për të përballuar kundërshtarin dhe ndihmuar ekipin.

Pika nuk më kënaq , ndaj çdo kundërshtari nuk futemi për barazim, por për të luajtur futboll dhe për fitore. Sot kishim edhe fatin kundër, pasi se kishim raste për të shënuar.

Kur Teuta ngeli me 10 lojtarë në fund nuk doja që të nxitoheshim dhe të luanim me topa të gjatë. Kërkova që të dilnim me koncept dhe ide para jo me topa të gjatë.”

Edi Martini(Trajner i Teutës)

“Mendoj se në barazimet e fundit ky është më i merituari, të tjerat duhet ti fitonim. Ndeshje me dy tablo, në pjesën e parë ishim më mirë, pastaj patëm probleme në 20 minutat e para të pjesës së dytë, ku Erzeni ishte më mirë. Humbëm një penallti, por barazimi ishte rezultati më i drejtë pasi Erzeni pati rastet e tij për shënim.

Penalltia

Isha i kushtëzuar, edhe ndërrimet po ti shikoni. Po të bënim penalltitë do i mbaja lart se po të ulemi poshtë kemi probleme. I kushtëzuar se lojtarë kanë pasur kalendar të ngjeshur dhe lodhja bëri punën e saj.  Po të shënonim golin do të ishim më të qetë psikologjikisht dhe do të luanim me nervat e kundërshtarit dhe të kontrollonim ndeshjen.

Mbrojtja

Është e disata ndeshje që humbasim raste shënimi, por është ndeshja që i vë më pak faj ekipit.

Karabeci me injeksione, Daja e Beqja të dëmtuar. Të kushtëzuar dhe duhet të mendojmë për të gjetur një sulmues goli. Goli bën diferencën dhe kjo është ajo që ne po vuajmë.

Fillim i pjesës së dytë, kundërshtari na mori mesfushën dhe shtyu përpara ndaj futa dy lojtarë që të ishim më agresiv në mesfushë. Fillimi ishte i vështirë dhe na vunë në vështirësi. Lojtarë me probleme, Peposhi jo në vendin e tij natyral, Arifi edhe ai me gjilpëra. Futëm Gjinollarin, por edhe ai jo në rolin e tij natyral ndaj vuajtëm në 20 minutat e para të pjesës së dytë.

Me Dinamon luajmë në shtëpi dhe shpresoj të bëjmë sa më mirë dhe ta fitojmë atë ndeshje. Kotobellli dhe Iljazi me probleme kartonësh do të mungojnë dhe do të mundohemi të bëjmë zgjedhjen e duhur dhe të kemi fat dhe ta fitojmë këtë ndeshje.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img