Sunday, December 22, 2024

Memelli: “Fitore e rëndësishme, do analizojmë dhe marrim masat çfarë mund të korrigjojmë”

Lexo

Sida mes Teutës dhe Dinamos  përfundoi me fitoren e dinamovitëve me rezultatin 1-2. Pas kësaj sfide, për MCN TV ka folur trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti:

Sa i lumtur jeni? Përsa i përket fitores ishte shumë e rëndësishme sepse skuadrat vinin nga rezultate jo të mira. Tensioni shihej te lojtarë që bënin gabime të thjeshta. Më vjen keq mënyra si i marrim golat dhe nuk jemi në ekuilibër sidomos kur jemi në avantazh. E rëndësishme në këtë moment të marrim pikët. Do analizojmë dhe marrim masat çfarë mund të korrigjojmë në janar sepse fillon kampionati më 13 janar.

Dinamo sulmon, luan por dhe vuan. Normalisht e vërtetë. Më vjen keq sepse shkojmë me shumë forca dhe kemi pasur shumë raste në portën e kundërshtarit. Në fillim kishte dhe Teuta. Por normalisht kur shkon shpesh dhe nuk zgjidh situatat, ndoshta skuadra ka pak ngërç. Kishim mundësinë të mbyllnim ndeshjen 3 me 1. Skuadra është në formatim. Shpresojmë të marrim 2-3 elementë që do i bëjnë shumë mirë skuadrës.

Hoxha që nuk nisi titullar. Faktikisht ka luajtur 8 ndeshje dhe ka pasur ngarkesa. Vinte nga dëmtimi. Nuk doja ta rrezikoja. Kjo ishte zgjedhje sepse ka qenë i lodhur dhe ka pasur shqetësime.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img