Friday, December 27, 2024

Mundin Internacional në transfertë 1-2, 19 vjeçarët e Vllaznisë, e mbyllin vitin në vend të parë duke u shpallur “Kampion dimri)

Lexo

Internacional-Vllaznia  1-2(Shënues: Bushati 94’/Xhoel Hajdari 44’, Klajdi Halili 85’

Vllaznia U19: Bunjaj, Rroku, Sylia, Gerbeti, Selmani, Çelepija, Shimaj, Hajdari, Kubazi, Ara, Halili.(U aktivizuan: Likaj, Hyseni, Zymeri, Kapllanaj). Trajner Vioresin Sinani.

Internacional(Tiranë): Devolli, Metalia, Basha, Saliu, Frashëri, Bushati, Garo, Muça, Petro, Baja, Hysenlikaj.(U aktivizuanL Hyka, Jaupaj, Ypi, Sula, Balla).

Gjyqtarë: D. Kushta, E. Kume, P. Shyle, B. Omuri

19 vjeçarët e Vllaznisë e kanë mbyllur në mënyrën më të mirë fazën e parë të kampionati kombëtar i Superligës së moshave U-19. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani dhe kolegu i tij, Malvin Mecerovi kanë qënë mysafirë në kryeqytet duke u përballur me ekipin Internacional, ndeshje kjo e luajtur në fushën sportive, Peze- Helmes. Një ndeshje kjo e dominuar nga skuadra kuqeblu, e cila ka fituar me rezultatin 1 me 2.

Rezultati i ngushtë, 1 me 2, të krijon përshtypjen se ndeshja  ka qënë e hapur deri në fund, por realisht nuk ka qënë ashtu, sepse me dy golat e dy snajperëve kuqeblu, Xhoel Hajdarit në pjesën e parë dhe Klajti Halilit në pjesën e dytë, përkatësit në minutat, 44-të dhe 85-të kryesoi me avantazhin 0 me 2.

Ndërkohë, goli i Bushatit për vendasit në minutën e katërt shtesë ishte vetëm për statistikë, sepse menjëherë pas këtij goli, gjyqtari kryesor Kushta vërshelleu për mbylljen e të gjithë ndeshjes.

Një tri pikësh ky shumë i rëndësishem për Vllazninë U-19 që i pozicionon kuqeblutë në vendin e parë me 23 pikë, aq sa ka edhe Partizani, por që skuadra shkodrane kryeson me golaverazh më pozitiv.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img