Thursday, February 29, 2024

Vllaznia në stërvitje deri me 30 dhjetor, drejtuesit gati për emrat e rinj në merkato

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë kanë lënë pas pushimin e pasndeshjes me Tiranën duke u rikthyer në fushën stërvitore, proces ky që sipas stafit teknik do të vijojë deri më 30 dhjetor. Nga sa bëhet e ditur, të pranishën në seancat e këto 3-4 ditëve të fundit të vitit 2023 do të jenë kryesisht futbollistët vendas, ndërkohë që për pjesën tjetër të të huajve, është rënë dakord që ato të udhëtojnë pranë familjeve të tyre, por gjithnjë duke pasur një program individual stërvitor.

Fitorja e thellë me Skënderben 5 me 0 dhe renditja mes katër skuadrave më të mira të Superiores në mbyllje të vitit 2023, ka sjellë një frymë shumë optimiste në skuadër duke lënë pas kështu problematiken e shfaqur në javët e mëparshme. Për t’u theksuar është se me skuadrën e parë gjatë këtyre ditëve po stërviten edhe një grup futbollistësh të rinj, ku përpos atyre të mëparshmëve, janë shtuar edhe emra të tjetër nga ekipet e Akademisë U-19 dhe U-17.

Vemendja e treguar gjatë javëve të fundit të kampionatit, dhe sidomos kjo e javës së 18-të në përballjen me Skënderbeun, ku në fushë u hodhën katër futbollistë të Akademisë ka shtuar së tepërmi optimizmin tek kjo kategori futbollistësh, me të cilët duket se klubi kuqeblu ka plane afatgjate bashkëpunimi. Ndërkohë, paralelisht me seancat stërvitore, stafi teknik në bashkëpunim me presidencen kanë ditë që punojnë për merkaton e janarit.

Largimet e disa futbollistëve që ishin pjesë e Vllaznisë, të cilët nuk lanë gjurmë gjatë pjesës së parë të sezonit, pritet të zëvendësohen nga futbollistë të tjerë cilësorë. Nga sa bëhet e ditur, janë piketuar emrat që mund të vishen kuqeblu, dhe shumë shpejt pritet të bëhen publikë. Në fakt, për dy prej tyre,  mbrojtësin e majtë të Egnatias, Hysen Memolla dhe mesfushorin e Tiranës, Ardit Hila, është komentuar më shumë për veshjen e tyre kuqeblu.

Por ndërkohë, ka edhe emra të tjerë futbollistësh, kryesisht me tre prej ekipeve rivale të Vllaznisë në katërshën e parë, por edhe nga kampionati kosovar dhe ai maqedonas. Emra këto, që duhet të zyrtarizohen patjetër përpara nisjes së skuadrës kuqeblu në minifazën përgatitore, e cila do të zhvillohet pas datës 3 janar në Ulqin të Malit të Zi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img