Sunday, February 25, 2024

Orges Shehi, nis punën në krye të Partizanit. Prononcimi i tij, sot gjatë prezantimit në mjediset e “Arena e Demave”: Përse zgjodha Partizanin!

Lexo

Në “Arenën e Demave” ishte dita e Orges Shehit, i cili nisi detyrën e re si trajner i Partizanit. Ish-tekniku bardheblu mbajti një konferencë për shtyp ku dhe shpjegoi arsyet, të cilat e shtynë të pranonte detyrën e re.

“Unë mendoj që çdo trajner nuk mendohet gjatë kur drejt tij vjen një ofertë nga një klub i madh, me histori, me infrastrukturë, me burime njerëzore, me njerëz që kanë ambicie për të shkuar lartë dhe për të kërkuar për më mirë. kështu që nuk ishte e vështirë për të zgjedhur. Kur përfundon punën në një klub tjetër, kërkon që klubi i ri të jetë gjithmonë në këto standarde që përmenda. Kështu që ishte e lehtë për të zgjedhur dhe për shkak të asaj që thash pak më parë. Plus është dhe e shkuara ime, sepse nuk kanë qenë pak 4 vite që kam luajtur këtu”, argumentoi Shehi.

Fakti që i bashkohet kampionëve në fuqi për Shehin nuk dolt ë thotë gjë. Madje trajneri mendon se detyra e tij është edhe më e vështirë pasi I duhet të përmirësojë klubin. “I lumtur që kthehem te Partizani. E shikoj që ka ndryshuar goxha nga periudha që kam qenë, si në infrastrukturë por dhe sa i përket ecurisë dhe titujve. Kështu që na mbetet një punë e madhe për ta mbajtur në këto standarde por edhe për ta çuar dhe më lartë”, tha Shehi.

Në konferncën e tij Shehi shpjegoi se të paktën në një pikë detyra e mëparshme dhe ajo e reja ngjajnë shumë me njëra-tjetrën. “Nuk ka ndryshim sepse të dyja klubet kërkojnë gjithmonë të jenë në majë. Dhe kur do të jesh në majë ke gjithmonë objektiva madhorë. Dhe objektivat madhorë nuk përmbushen dot nëse nuk ke lojtarët e duhur. Gjatë kësaj periudhe do të kem kohën që të njoh nga brenda dhe karakteret e individëve të veçantë. Njerëzit janë, infrastruktura është, na mbetet vetëm punë. Mendoj se ka një grup cilësor për të arritur objektivat”, tha Shehi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img