Friday, December 27, 2024

Kursi e Mjekësisë Sportive, njihuni me kriteret dhe afatet e kursit

Lexo

Do të nisë në muajin janar kursi i radhës për Mjekësinë Sportive. Ky kurs do të drejtohet nga Departamenti i Mjekësisë Sportive në FSHF dhe do të ngrejë siparin më 15 janar 2024, ndërsa do të jetë i ndarë në 7 faza për t’u përmbyllur në muajin tetor 2024.

Lektorët kryesorë do të jenë dy përfaqësuesit e Departamentit të Mjekësisë Sportive, Gianluca Stesina e Ilvi Begolli, ndërkohë që do të ketë të ftuar edhe lektorë të ndryshëm me një përvojë të pasur në fushën e Mjekësisë Sportive.

Regjistrimet në Kursin e Mjekësisë Sportive kanë nisur dhe afati për t’u bërë pjesë e tij është i vlefshëm deri më 10 janar 2024. Prandaj FSHF u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të nxitojnë që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij kursi shumë të rëndësishëm.

Kursi i Mjekësisë Sportive është pjesë e projekti që Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur për Mjekësinë Sportive me synim arritjen e standardeve më të larta në këtë sektor shumë të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit. Prej kohësh FSHF është duke punuar me të gjithë faktorët e rëndësishëm në këtë proces, duke përfshirë të gjithë mjekët e klubeve, universitetet, institucionet spitalore si dhe federatat e tjera sportive në vend.

Kandidatët për t’u regjistruar në Kursin e Mjekësisë Sportive duhet të plotësojnë kriteret/kërkesat e mëposhtme:

Diplomë e Universitetit Mjekësisë ose Fizioterapi (studentët në vitin e tretë me vërtetim nga Universiteti);

Kandidati duhet të jetë pajisur me raport mjekesor, lëshuar nga organi përkatës brenda 3 muajve të fundit;

Dy fotografi pasaporte;

Fotokopje e ID ose e pasaportës;

CV, që përfshin gjithë aktivitetin si fizioterapist ose mjek;

Numër kontakti/adresë e-maili.

Kërkesa për regjistrim duhet të dergohet përmes postes elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al, përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pran sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 10.01.2024. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img