Bëhet fjalë për influenceren Xhejd Uills e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën. Ka qenë pikërisht Xhejd Uills e cila së fundmi ndau në rrjetin e saj social një “Story” duke festuar Vitin e Ri 2024 në krahët e yllit shqiptar Armando Broja.
Çifti duket tepër i lumtur, teksa me kalimin e muajve, lidhja e tyre po shkon drejt konsolidimit. Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën Broja ka qenë në një lidhje me një vajzë shqiptare, me të cilën qëndroi rreth 1 viti e gjysëm.