Sunday, October 13, 2024

Bardheblutë, fazë përgatitore dimërore pa shpenzime. Do të stërviten në kryeqytet

Lexo

Tirana ka shumë probleme për të zgjidhur në këtë fillim viti, duke nisur nga zhbllokimi i merkatos e deri te merkato që duhet të bëjë. Të gjitha këto e kanë bërë klubin kryeqytetas të kujdesshëm në shpenzime.

Për këtë arsye, por edhe për faktin se deri në rifillimin e kampionatit nuk është një kohë e gjatë, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta mbajnë skuadrën në kryeqytet për fazën përgatitore.

Bardheblutë do të nisin stërvitjen e parë të vitit 2024 në datën 3 janar në Skënder Halili. Skuadra do të jetë e grumbulluar, por destinacioni do të mbetet Tirana dhe stërvitjet në kampin stërvitor të klubit.

Largimi i Florent Hasanit drejt Rapid Bukureshtit në Rumani ka bërë që tekniku Julian Ahmataj të kërkojë një sulmues, të aftë të bëjë diferencën para portës. Megjithatë, goleada me të cilën Tirana likuidoi Egnatian në javën e fundit të kampionatit të vitit 2023 dëshmoi se lojtarët janë aty e ndoshta mund të mos jetë edhe nevoja për të lëvizur me përforcime në këtë sesion të merkatos, pavarësisht se është e kuptueshme, që Tirana për ambicjet që ka,  nëse krijohet ndonjë mundësi e rëndësishme, nuk do ta lërë rastin t’i shpëtojë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img