Me fitoren e regjistruar pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, bardheblutë e Tiranës morën tre pikë shumë të rëndësishme. Pikë këto, më shumë mnorali për të gjetur forca dhe mundësi të ringrihen në pozitat optimale të tabelës së klasifikimit. Pas ndeshjes, ka qënë autori i goli të barazimit, kapiteni Idi Batha dhe sulmuesi Taulant Seferi, një nga më të mirët në fushën e lojës, të cilët dhanë prononcimet e tyre për Veriu Sport
Idi Batha(Kapiten i Tiranës):
“E dinim mjaft mirë forcën e Vllaznisë, ndaj i kishim marrëmasat për ta përballuar me sukses. Me atë që u dha në fushën e lojës, mendoj se Tirana e meritoi fitoren. Për vazhdimësinë, sigurisht nuk duam t’i fusim vetes presion dhe t’i marrim ndeshjet një nga një dhe shpresojmë të ecim sa më para. Padiskutim që janë pikë shumë të rëndësishme sepse luanim me ekipin që kryeson kampionatin, me ekipin që ka treguar vlera deri tani. Sigurisht çdo tre pikësh është i rëndësishëm por kur vjen me ekipet e forta të jep më shumë siguri. Mendoj se e filluam lojën më me shumë dëshirë se Vllaznia dhe ashtu vazhduam te luajmë deri në fund. Them se e dominuam ndeshjen në aspektin e dy luftimeve, ishim më agresivë dhe ishim më të qetë në lojën me topin. Nuk e mendojmë titullin por sigurisht që ekipet që po tregojnë vlera në tabelën e klasifikimit, ato më kryesoret janë më pretendentet. Sa i përket goditjeve të dënimit, të jem i sinqertë është edhe pjesë e fatit, por që sigurisht janë goditje që praktikohen nga të gjithë në stërvitje. Jo vetëm nga unë por nga të gjithë ato që marrin përsipër goditjet e dënimit. Unë e kam përmendur shpesh që pjesa më e vështirë tani fillon për Vllazninë sepse të gjithë ekipet tani do e marrin më seriozisht Vllazninë sepse dihet qe vendi i parë sulmohet më shumë. Të gjitha mundësitë i ka por kampionati është i gjatë dhe nuk i dihet.”
Taulant Seferi(Futbollist)
“Kemi luftuar gjatë gjithë ndeshjes, kemi pritur një ndeshje shumë të fortë sepse e dimë që Vllaznia ka shumë kualitet, një ekip shumë të mirë dhe jo rastësisht janë në vendin e parë. Besoj që kemi fituar me shumë meritë sepse të gjithë kemi dhënë maksimumin dhe ia dolëm me fitore. Po, pikërisht kjo është një kthesë e madhe për Tiranën sepse kemi mundur ekipin që është në vend të parë dhe kjo gjë na jep vetbesim si ekip. Shpresoj që ndeshjet e ardhshme të luftojmë kështu për fitore dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Në çdo ndeshje po ndihem më mirë dhe shpresoj që të bëhem edhe më mirë. Në lidhje me ekipet pretendente për titull nuk mund ta cekë një skuadër në veçanti por kampionati ka ende lojë dhe mbetet për tu parë. Ne kemi objektivat lart dhe siç thashë më herët t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të shohim. Shpresoj të na eci mirë dhe besoj se do jemi lart.”