Dinamo mund kampionen Egnatia. Blutë përmbysin disavantazhin nga 0-1 në 2-1

Dinamo-Egnatia  2-1(Shënues: Vila 32’, Qefalia 37’ /Kryeziu 2’)

Dinamo ka mar një fitore të rëndësishme ndaj Egnatias duke triumfuar me rezultatin 2-1 në një përballje ku emocionet nuk munguan.

Skuadra kryeqytetase arriti të përmbysë disavantazhin e hershëm duke siguruar tre pikë me shumë vlerë.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Egnatian që kaloi në avantazh që në minutën e dytë.

Kryeziu ishte autori i golit duke surprizuar Dinamon që në start dhe duke i dhënë miqve një epërsi të rëndësishme.

Megjithatë blutë nuk u demoralizuan nga goli i pësuar dhe reaguan me vendosmëri.

Dinamo nisi të kërkonte më shumë hapësira në gjysmëfushën kundërshtare duke ushtruar presion për të rikthyer baraspeshën.

Përpjekjet e vendasve u shpërblyen në minutën e 32-të kur Vila realizoi golin e barazimit duke rikthyer ekuilibrin në rezultat dhe duke ndezur atmosferën në kampin dinamovit.

Vetëm pesë minuta më vonë Dinamo përmbysi gjithçka me mesfushorin Qefalia që shënoi në minutën e 37-të duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin 2-1 dhe duke mbyllur pjesën e parë me një rezultat pozitiv për blutë.

Në pjesën e dytë Egnatia kërkoi të reagonte për të shmangur humbjen ndërsa Dinamo u përpoq të administronte avantazhin dhe të ruante epërsinë e fituar në pjesën e parë.

Në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Dinamo siguroi një fitore të rëndësishme 2-1 duke përmbysur golin e hershëm të Egnatias dhe duke treguar karakter në një përballje të luftuar.

Fatos LAMAJ

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe