Tuesday, April 30, 2024

Dinamo, largohet stafi Italian, drejtuesit emërojnë trajnerin e ri, Olsi Uku

Lexo

Erdhën me shumë bujë në krye të Dinamos, por stafi teknik, trajneri i parë Francesko Moriero, zëvendësi i tij, Fabricio Mikoli, si dhe përgatitësi atletik, Christian Parabita janë larguar nga drejtimi i skuadrës. Madje, nga sa bëhet e ditur ato janë larguar tërësisht nga Shqipëria duke u rikthyer në Itali. Largimi i stafit teknik nga detyra e tyre në krye të Dinamos është komentuar në dy versione. Privatisht, në rrjetet sociale treshja në fjalë italiane e ka konsideruar largimin e tyre si një dorëheqje, ndërkohë që për drejtuesit klubit në këtë rast ka një shkarkim nga detyra të tyre.

”Dinamo nuk ka kohë për të humbur dhe për të folur. I japim mbështetje trajnerëve shqiptarë, atyre që janë rritur nga familja Dinamovite. Dinamo është më e madhe se emrat e perveçëm. Forca Dinamo!

Marco Pontrelli-President i Futboll Klub Dinamo”, është deklarata zyrtare e dhënë nga njëshi i klubit blu të Dinamos. Ndërkoë, po për këtë çështje, është administratori i klubit, Ermal Braushi që pohon deklaratën e presidentti duke shtuar se Marko Pontrelli ka pasur kritikë për rezultatet dhe mënyrën e punës së stafit Italian. Pa humbur kohë, menjëhëherë pas largimit të stafit Italian, presidenca ka emëruar trajnrin e ri, Olsi Uku.

Njoftimi i klubit-Zyrtare/ Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos.

Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës. Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve. Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër.

E gjithë kjo lëvizje në kampin blu, vjen në një moment kur Dinamo konsiderohej pretendente për vendin e parë të grupit dhe kualifikimin në Superiore. Aktualisht, Grupin A e kryeson Burreli me 2 pikë më shumë se sa Dinamo, dhe në një farë mënyre duket se e gjitha kjo situatë konfuze në kampin dinamovit shkon në favor të matjanëve, të cilët mund të shfrytëzojnë momentin për ta thelluar diferencen me rivalët e tyre. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të shkojë situate në kampin blu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img