Dinamo, largohet stafi Italian, drejtuesit emërojnë trajnerin e ri, Olsi Uku

Lexo

(Video)Volejboll Meshkuj- Vllaznia humb në shtëpi me Partizanin, 0-3. Trajneri Kalaja, vlerëson elementin e ri(Liga Kombëtare “Gjergj Kastrioti”)

Vllaznia-Partizani 0-3(7-25, 18-25, 21-25)E mërkurë, 25 janar 2023, ora 18:30, Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” ShkodërVllaznia: Nikolin Qafarena, Esmirald...

Mbrëmja Gala “Më të mirët 2022”. Nga Vllaznia e futbollit femra, tek Gurishta dhe Hakaj, në formacionin e vitit, Shkodra me përfaqësim dinjitoz për...

Futbolli shkodran, për femra dhe meshkuj, pritet të ketë një përfaqësim dinjitos në mbrëmjen gala që Federata Shqiptare e...

Erdhën me shumë bujë në krye të Dinamos, por stafi teknik, trajneri i parë Francesko Moriero, zëvendësi i tij, Fabricio Mikoli, si dhe përgatitësi atletik, Christian Parabita janë larguar nga drejtimi i skuadrës. Madje, nga sa bëhet e ditur ato janë larguar tërësisht nga Shqipëria duke u rikthyer në Itali. Largimi i stafit teknik nga detyra e tyre në krye të Dinamos është komentuar në dy versione. Privatisht, në rrjetet sociale treshja në fjalë italiane e ka konsideruar largimin e tyre si një dorëheqje, ndërkohë që për drejtuesit klubit në këtë rast ka një shkarkim nga detyra të tyre.

”Dinamo nuk ka kohë për të humbur dhe për të folur. I japim mbështetje trajnerëve shqiptarë, atyre që janë rritur nga familja Dinamovite. Dinamo është më e madhe se emrat e perveçëm. Forca Dinamo!

Marco Pontrelli-President i Futboll Klub Dinamo”, është deklarata zyrtare e dhënë nga njëshi i klubit blu të Dinamos. Ndërkoë, po për këtë çështje, është administratori i klubit, Ermal Braushi që pohon deklaratën e presidentti duke shtuar se Marko Pontrelli ka pasur kritikë për rezultatet dhe mënyrën e punës së stafit Italian. Pa humbur kohë, menjëhëherë pas largimit të stafit Italian, presidenca ka emëruar trajnrin e ri, Olsi Uku.

Njoftimi i klubit-Zyrtare/ Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos.

Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës. Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve. Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër.

E gjithë kjo lëvizje në kampin blu, vjen në një moment kur Dinamo konsiderohej pretendente për vendin e parë të grupit dhe kualifikimin në Superiore. Aktualisht, Grupin A e kryeson Burreli me 2 pikë më shumë se sa Dinamo, dhe në një farë mënyre duket se e gjitha kjo situatë konfuze në kampin dinamovit shkon në favor të matjanëve, të cilët mund të shfrytëzojnë momentin për ta thelluar diferencen me rivalët e tyre. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të shkojë situate në kampin blu.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -