Tuesday, April 30, 2024

Starton në “Niko Dovana”, supersfida, Teuta-Vllaznia

Lexo

Sapo ka startuar në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit supersfida e javës së 22-të të kategorisë Superiore, Teuta-Vllaznia. Në të njëjtën orë luhet edhe ndeshja tjetër po aq e rëndësishme në mes Kukësit dhe Laçit. Ndërkohë, po sot në orën 13.00 janë luajtur 3 takimet e para të kësaj jave, Tirana-Bylis, Apolonia-Partizani dhe Skenderbeu-Kastrioti. Takime këto, që në përfundim të 90-të minutave nxorën fitues Tiranën, Kastriotin, ndërsa përballja e Fierit, Apolonia-Partizani u mbyll në barazim 1 me 1. Tirana-Bylis 2-0(Behiraçe 41′, Ismailgeci 75′), Apolonia-Partizani 1-1(Kardozo 76′ / Hakaj 24′ (autogol), Skenderbeu-Partizani 0-1 (De Silva 51′

 

Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, trajnerët respektivë, Edi Martini i Teutës dhe Tomas Brdariç i Vllaznisë, e kanë nisur lojën me këto formacione.

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, E.Vila, Aleksi, Avdyli, L. Vila, Krasniqi, Bregu. Trajner Edi Martini

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Imami, Krymi, Imeri, Jonuzi, Kaleziç, Da Silva, Dilaver.Trajner Tomas Brdariç

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img