Monday, December 9, 2024

Superiore Java e 22-të, mbyllen 3 ndeshjet e para, fitojnë Tirana, Kastrioti, Apolonia-Partizani barazim 1-1

Lexo

Java e 22-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore, ka startuar në orën 13.00 të ditës së sotme me 3 takimet e para, Tirana-Bylis, Apolonia-Partizani dhe Skenderbeu-Kastrioti. Takime këto, që në përfundim të 90-të minutave nxorën fitues Tiranën, Kastriotin, ndërsa përballja e Fierit, Apolonia-Partizani u mbyll në barazim 1 me 1.

Në stadiumin “Selman Stermasi, bardhebultë e Tiranës sfiduan ballshiotët e Bylisit duke i mundur me rezultatin 2 me 0. Për vendasit shënuan Behiraçe 41′ dhe  Ismailgeci 75′. Ndërkohë, në stadiumin “Loni Papuqiu”, skuadra vendase Apolonia ka luftuar fort përballë një Partizani pretendent për titull. Fierakët kaluan të parët në avantazh falë autogolit të shënuar në portën e tij nga Hakaj në minutn e 24-tërt. Të kuqtë arritën të barazojnë meKardozon në minutën e 76-të. Një barazim, dhe dy pikë të lëna nga Partizani që shkojnë në një farë mënyre në favorin e Vllaznisë, e cila nëse fiton sot ndaj durrsakëve diferenca me to shkon në plus 5 për kuqeblutë.

Në Korçë ka mjaftuar një gol i shënuar nga De Silva në minutën e 51-të që të triumfojnë krutanët duke fituar me rezultatin 0 me 1 ndaj Skenderbeut vendas, që me këtë humbje zhytet edhe më shumë në fund të tabelës së klasifikimit.

Dy ndeshjet e tjera që mbyllin javën e 22-të të Superiores, , Teuta-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi do të luhen në orën 16.00

FT: TIRANA-BYLIS 2-0

Behiraçe 41′ , Ismailgeci 75′

FT: APOLONIA – PARTIZANI 1-1

Kardozo 76′ / Hakaj 24′ (autogol)

FT| Skënderbeu-Kastrioti 0-1

De Silva 51′

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img