Sunday, November 24, 2024

Tjetër humbje e Vllaznisë. Kuqeblutë munden në transfertë nga Teuta. Diferenca me durrsakët dhe laçjanët ngushtohet në vetem 1 pikë

Lexo

Teuta-Vllaznia 1:0 (Shënues: Bregu 25’)

E mërkurë, 3 mars 2021, ora 16.00, stadiumi “Niko Dovana” i qytetit të Durrësit

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, E.Vila, Aleksi, Avdyli( A. Daja 72), L. Vila, Krasniqi(Ferreira 91’), Bregu(Gruda 48’). Trajner Edi Martini(Në dispozicion: Çeleski, Pjeshka, Kapllani,   Zogaj, L. Beqja, F. Beqja, Plaku)

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Imami(Cisse 82’), Krymi, Imeri(A. Hoxhaj 70’), Jonuzi(Kalaja 70’), Kaleziç(Kruja 70’), Da Silva(Elon 82’)      , Dilaver.Trajner Tomas Brdariç(Në dispozicion: Qarri, Tim Brdariç, Uhejd Hoxha, Nertil Hoxhaj

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo. Pas porte Adrian Beqiri, Roxhers Muskaj. I katërt Arben Zalla.

Vëzhgues: Arjan Mali – Delegat: Alban Tafaj

Komenti

Vllaznia pëson një tjetër humbje dhe bën një tjetër hap të gabuar. Në fakt, hapat e gabuar të kuqebluve ka disa ndeshje që po shfaqen, por ky i fundit në Durrës duke u mundur me rezultatin 1 me 0 nga Teuta e ka përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme pozitën e Vllaznisë si kryesuese duke bërë që Teuta dhe Laçi të jenë tashmë me vetem 1 pikë larg saj në tabelën e klasifikimit, ndërkohë që Partizani është me 2 pikë diferencë ndaj kuqebluve.

Pjesa e parë

Durrsakët e drejtuar nga shkodrani Edi Martini shfaqen që në fillim më kërcënues ndaj Vllaznisë duke vizituar disa herë portën e kuqebluve. Momenti më pikant i kësaj pjese është minuta e 25-të, kur durrsakët kalojnë në avantazh me një perlë të Dejvi Bregut, i cili topin e kthyer nga mbrotja kuqeblu Pas krosit nga këndi e harkon plot mjeshtri duke e dërguar direkt e në trekëndëshin e majtë të portjerit Zogoviç. Përpos golit të avantazhit, Teuta vazhdoi të luajë mirë edhe në minutat e tjera në vazhdim duke krijuar edhe raste të tjera shënimi përballë një Vllaznie, e cila prej disa ndeshjesh vazhdon të jetë larg imazhit të saj.

Pjesa e dytë

45 minutat e dyta fillojnë me problem për kampin durrsak, kur trajnerit Martini i duhet të kryejë një zëvendësim të detyruar. Largohet nga fusha, autori i golit të avantazhit, ndër pikat më të forta të skuadrës, Dejvi Bregu, por zëvendësuesi i tij, shkodrani Ildi Gruda bëhet protagonist duke mbajtur nën presion mbrojtjen kuqeblu. Vllaznia nuk arrin të prodhojë lojë dhe as raste shënimi. Këtë e kupton edhe trajneri Brdariç, i cili ndërhyn në formacion duke shtuar forcat sulmuese. 5 të aktivizuarit e freskët, Kuja, Kalaja, Ardit Hoxhaj, Elon dhe Cisse shtojnë forcën sulmuese të skuadrës, e cila për hirë të së vertetes në dhjetë minutat e fundit është mjaft potente. Vllaznia arrin ta spostojë lojën në gjysëmfushën durrsake duke iu ofruar ndjeshëm golit, sidomos me atë mundësi të artë që iu krijua në goditjen ballore të dënimit të minutës së 88-të kur topi i Ardit Hoxhajt shkoi në tranverën e Frashërit për t’u rikthyer sërishmi në lojë. Vllaznia është zgjuar, por kronometri i gjyqtarit Enea Jorgji ka kaluar mbi 6 minuta shtesë dhe ai nuk mund t’i mbajë më skuadrat në fushën e lojës duke vërshëllyer dhe mbyllur të gjithë ndeshjen. Fiton Teuta me rezultatin 1 me 0, 3 pikë të arta për skuadrën e drejtuar nga shkodrani Edi Martini që e ngrejnë Teutën në vendin e dytë të klasifikimit, tashmë me vetem 1 pikë më pak se sa Vllaznia, e cila nga ana e saj, me këtë tjetër humbjë në Durrës tregoi se kriza në radhët e kuqebluve akoma nuk ka kaluar.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img