Roma e huazon Kumbullën tek një tjetër skuadër në Serie A

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, duket se pjesën e mbetur të sezonit do ta vazhdojë tek një skuadër tjetër në Serie A. Kjo pasi skuadra e Romës planifikon ta huazojë tek Sassuolo.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Sipas Marzios, Kumbulla do të kthehet në “Olympico” në verë pasi që në marrëveshje nuk përfshihet mundësia e blerjes. Italiani thotë se marrëveshja pritet të kryhet të mërkurën e 31 janarit, kur edhe pritet të përfundojë afati kalimtar i janarit.

23-vjeçari nuk ka regjistruar asnjë paraqitje me Romën këtë sezon. Ai u rikthye së fundmi nga lëndimi, i cili e la për një kohë të gjatë jashtë. Paraqitja e fundit e qendërmbrojtësit me romakët ishte më 29 prill 2023. Ndryshe, për 18 herë reprezentuesin e Shqipërisë interesim pati edhe nga Udinese, Cagliari, Torino, Genoa dhe Hellas Verona.

Marash Kumbulla me Romën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu