Ish futbollisti i kombëtares së Bolivisë, Serxhio Jauregui ka gjetur vdekjen gjatë një ndeshje futbolli. Lajmet e para mediatike bëjnë të ditur se 38 vjeçari që ka luajtur në 13 ndeshje për përfaqësuesen e tij, e ka mbyllur karrieren sportive në fushën e lojës si futbollist aktiv që në vitin 2015.
Ndërkohë, në momentin e vrasjes, Serxhio Jauregui, ka qënë duke luajtur në një ndeshje amatore në Santa Ines, lagje e Cuautlas në Morelos , siç ka bërë vitet e fundit, kur në një moment që është spostuar nga fusha e lojës për t’u freskuar, vrasësi i është afruar në një distancë të afërt duke e qëlluar me pistoletë, dhe më pas është larguar vend ii ngjarjes me motoçikletë.