Thursday, November 28, 2024

(Intervista) Pragndeshja, Laçi-Vllaznia. Luan Zmijani: E shikoj si një përballje tepër të vështirë, po jo e pakalueshme. Me shumë kujdes Vllaznia mund të marr maksimumin dhe të kthehet te fitorja. Edhe barazimi, rezultat pozitiv

Lexo

Luan Zmijani, ish-futbollist i Vllaznisë dhe ish trajner edhe i ekipit të parë, sot trajner aktual në akademinë kuqeblu, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka folur për situatën në të cilën gjendet skuadra e Vllaznisë. Ai ka folur për momentet e mira që po kalon aktualisht ekipi, por edhe se ku duhet të bëjnë kujdes sa i përket vazhdimësisë. Sipas ish-mbrojtësit të djathtë, ekipi duhet të bëjë shumë kujdes që të marrë maksimumin në këtë sfidë.

E kishit menduar se kjo skuadër, pa afrime që nuk kanë dhënë ende sa duhet, do të ishte në këto pozita?

Të them të drejtën nuk e di gjendjen e dy afrimeve që janë bërë, por e di që konkurrenca i bën mirë skuadrës se me siguri ato lojtarë janë afruar për t’u aktivizuar dhe rrisin nivelin e lojës se grupit. Ky grup në të vërtetë ka marrë rezultate shumë të mira këto 7 ndeshjet e fundit. Gjithçka erdhi falë asaj që dhanë lojtarët, që ishin pjesë e saj dhe kjo të bën të ndihesh mirë.

Një Vllazni krejt ndryshe nga ajo e startit. Çfarë ka ndryshuar sipas jush?

Ka ndryshuar stabiliteti në loje, duke mos pësuar dhe duke shfrytëzuar rastet që i janë mundësuar, duke e ndëshkuar kundërshtarin dhe u treguar cinikë për marrjen e rezultateve.

Një pikë ndaj Partizanit, ishte rezultati më i drejtë?

Mendoj se po, për vetë atë që të dy ekipet dhanë në fushën e lojës. Ndjeni keqardhje për faktin se iu ndërpre një seri fitoresh? Patjetër që do të doja fitore, por në futboll nuk fitohet gjithmonë. Mos të harrojmë se kishim përballë një skuadër të fortë, me elemente cilësore në përbërje.

Ju duket Vllaznia në rrugën e duhur për në katërshen e parë, apo duhet të ruhet nga vetëkënaqësia?

Duhet shumë kujdes, sepse ashtu si ne që arritëm të marrim 5 fitore radhazi, mund të marrin edhe kundërshtarët tanë. Kjo do të thotë që duhet pasur shumë kujdes. Ky është një kampionat me përballje të shumta dhe me shumë të papritura.

Këtë javë luhet ndaj Laçit, një tjetër kundërshtar i vështirë. Si e shikoni këtë sfidë?

E shikoj si një përballje tepër të vështirë, po jo e pakalueshme. Me shumë kujdes ne mund të marrim maksimumin dhe të kthehemi te fitorja.

A mund të quhet edhe barazimi një rezultat pozitiv?

Mendoj që po, pavarësisht se do të kërkohet më e mira nga ekipi jonë.

I shikoni shkodranët mes favoritëve për kampionatin dhe Kupën?

Patjetër që po. Më ngrohin rezultatet dhe optimizmi në skuadër. Megjithatë, do të kisha dëshirë që loja skuadrës të jetë edhe më e mirë.

Denis LALA

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img