Ballafaqimi në “Elbasan Arena” në mes Kukësit dhe Laçit, ishte ndeshja më e kontestuar nga të gjithë çiftet e javës së 22-të të kategorisë Superiore. 1 me 2 në favor të Laçit ka përfunduar kjo ndeshje, e cila ka filluar me gol që në minutën e 4-tërt kur Musta shënoi golin e avantazhit për Laçin, gol që mbylli edhe pjesën e parë me rezultatin 0 me 1. 45 minutëshi dytë pati regjistroi dy gola, në të 58-ten barazon Eze për kukësianët, ndërkohë që në të 74-tën vjen goli me penallti me autor Lushkjen. Ka qënë pikërisht penalltia e akorduar në favor të Laçit që ka hapur shumë polimika në lidhje me gjykimin. Sipas klubit kukësian, gjykimi i arbitrit tiranas, Klajdi Kola ka qënë tendencioz në dëm të skuadrës së tyre, dhe për këtë kanë dalë me një deklaratë zyrtare menjëherë pas ndeshjes.
Reagimi zyrtar i FK Kukësit
“Sot në “Elbasan Arena” u gjykua një tjetër ndeshje nga skena teatrale e arbitrimit shqiptar me aktor kryesor kamikazin Klajdi Kola i cili na dëmton edhe një herë tjetër në mënyrë direkte duke ndikuar në rezultat. Kamikazi Kola akordon një penallti të paqënë kundër skuadrës sonë, duke i dhënë mundësi ekipit kundërshtar për të kaluar në avantazh në momentet kur ekipi ynë kishte në dorë frenët e lojës.
Pavarësisht se FK Kukësi kishte kërkuar nga FSHF dhe nga Liga Profesioniste që ky kamikaz të mos gjykonte me ekipin tonë, Kola u përcaktua në ndeshjen ndaj nesh me tendencen për të na dëmtuar duke e arritur me sukses objektivin e tij.
Pas ndeshjes ndaj Tiranes (0-0) ku Klajdi Kola anulon një gol të rregullt të ekipit tonë, sot bëhet vendimtar me kartonë të shumtë kundër nesh dhe me vendime plotësisht të njëanshme.”, citohet në reagimin zyrtar që klubi verilindor ka publikuar menjëherë pas ndeshjes në fjalë.