Thursday, November 28, 2024

(Video) Basketboll-Pallati i sportit “Qazim Dervishi”, gati për dy sfidat e pasditës së sotme: Vllaznia-Studenti femra ora 15:00 dhe Vllaznia-Tirana meshkuj, ora 18:00

Lexo

Pallati i sportit “QAazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës është gati për zhvillimin e dy ndeshjeve të programuara nga Federata Shqiptare e Basketbollit, ajo e orës 15:00, Vllaznia-Studenti për femra dhe Vllaznia-Tirana meshkuj, ora 18:00.

Për momentin u vu në dyshim zhvillimi i këtyre dy ndeshjeve, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së basketbollit të të rinjëve, Vllaznia-Dinamo, u dëmtua njëri prej koshave të lojës.

Por reagimi i menjëhershëm i përgjegjëesit të pallatit të sportit, Astrit Zaganjori si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të mirëmbajtjeve të objekteve publike në Bashkinë Shkodër, Gjozef Kulla, së bashku me specialistët përkatës të ardhur nga Tirana kanë bërë të mundur normalizimin e situatës.

Kështu duke ndryshuar tërësisht koshin dhe aksesoret e tjerë të dëmtuar, nga ana e drejtuesve, fusha e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është gati për luajtjen e dy sfidave shumë të rëndësishme të basketbollit shqiptar. Fillimisht, në orën 15:00 nis ndeshje, Vllanzia-Studenti për femra, dhe më pas, në orën 18:00, supersfida e basketit për meshkuj, ku përballen dy rivalet me pikë të barabarta, Vllanzia dhe Tirana, të cilat ndajnë vendin e tretë dhe të katërt në klasifikim.

(Video) Pamje nga dëmtimi i tabelës së koshit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img