Saturday, November 23, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Burreli i pandalshëm, mund Besëlidhjen dhe vazhdon kryesimin në Grupin A me 28 pikë

Lexo

Kategoria e Parë e futbollit shqiptar luajti këtë mesjavë ndeshjet e javës së 13-të. Duke u përqëndruar tek Grupi A ku edhe rivaliteti për kreun që të çon në Superiore, por edhe për katin e poshtëm të renditjes që lufton për t’i shpëtuar rënies nga kategoria, duhet thënë se këtë javë emocionet kanë qënë të mëdha. Me Orikun që ka qenë pushim këtë javë, dy çifte, ato Dinamo-Veleçiku dhe Erzeni janë luajtur dje, ndërkohë që dy çiftet e tjera. Burreli-Besëlidhja dhe Korabi-Partizani B, sot.

Fitorja 1 me 0 e bluve dinamovitë të mërkurën ndaj koplikasve të Veleçikut me gol të shënuar nga Sa Silva në të 72-tën minutë e ngriti përkohësisht Dinamon në vendin e parë me 26 pikë. Por, nga ana tjetër, fitorja e Burrelit e regjistruar sot në stadiumin matjan “Liri Ballabani” ndaj Besëlidhjes me gol të shënuar nga Danaj në minutën e 82-të e rikthen përsëri Burrelin e drejtuar nga shkodrani Samuel Nikaj në vendin e parë, tashmë me 28 pikë të grumbulluara.

Këto ishin dy ndeshjet kryesorë të kësaj jave për Grupin A pasi luanin dy skuadrat pretendente, Burreli dhe Dinamo, ndërkohë që dy ndeshjet e tjera të këtij grupi dhanë këto rezultate: Erzeni-Vora 2:0 dhe Korabi-Partizani B 1:1. Në përballjen e parë golat për shijakasit u shënuan nga Hima në minutën e dytë dhe Levendi që vulosi fitoren 2-0 në të 94-tën. Në sfiden tjetër, Korabi-Partizani B, ishin miqtë nga Tirana që kaluan të parët në avantazh me Bërdufin në minutën e 22’, ndërsa vendasit barazuan me anë të Xhuliano Skuka në minutën e 27-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img