Saturday, October 12, 2024

Derbi shkodran i futbollit të moshave, Vllaznia-KF Shkodra. Barazim 1-1 për U-17 dhe fitore e Vllaznisë 5-1 për U-19

Lexo

Futbolli shkodran është përfshirë në disa derbi. Dhe kjo, falë disa klubeve të futbollit që janë krijuar dhe po funksiunojnë me mjaft cilësi në qytetin verior, madje duke rivalizuar jo pak edhe me ekipet e Klubit të Futbollit Vllaznia, që realisht është më primari në këtë drejtim. Derbi të tillë po spikasin , si në kampionatin e futbollit të femrave, por sidomos edhe atë të meshkujve.

Një i tillë ishte edhe ai i kësaj mesjave, ku Kampionati Kombëtar i futbollit të moshave për kategorinë Superiore U-17 dhe U-19 përballi ekipet e Vllaznisë dhe të KF Shkodra. Duelet mes këtyre ekipeve janë mbyllur me një bilanc pozitiv për Vllazninë, pasi në përfundim ndeshjet në fjalë kanë regjistruar një barazim me shifrat 1 me 1 për kategorinë e moshës U-17 dhe fitore të Vllaznisë U-19 me rezultatin 5 me 1.

Të parët që janë ballafaquar në fushën e lojës kanë qenë futbollistët 17 vjeçarë, të cilët për hirë të së vërtetës kanë demonstruar një futboll të bukur, por edhe rivalitet mes të dyja skuadrave. Në barazim 0 me 0 ka përfunduar pjesa e pare e kësaj ndeshje, ndërkohë që në dytën, të parët që kalojnë në avantazh janë futbollistët e KF Shkodra që drejtohet nga trajneri Arbion Kopliku. Ka qenë Bisha, i cili në minutën e 80-të tund rrjetën e Vllaznisë duke kaluar në avantazh KF Shkodrën, por gëzimi i tyre nuk vazhdon gjatë, sepse pas 3 minutash është kapiteni i Vllaznisë, Maliqi, i cili me një gjuajtje potente, topi pasi prek edhe shtyllën, shkon në rrjetë duke barazuar rezultatin. Barazim ky, i cili qëndron në fuqi deri në fund të ndeshjes.

Menjëherë pas 17 vjeçarëve në fushë kanë zbritur 19 vjeçarët e Vllaznisë dhe të KF Shkodra, por këtu diferenca në anën e Vllaznisë është e dukshme. Skuadra e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani arrin të shënojë tre herë gjatë pjesës së parë ku spikat Ardit Nikaj me dy gola, përkatësisht në minutat 7 dhe 19-të, ndërkohë që shënon edhe Filipi në të 40-tën minutë duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 3 me 0. Vllaznia vazhdon të luajë mirë edhe në pjesën e dytë, dhe kështu vijnë edhe dy gola të tjerë me autorë Palokën në të 59-tën minutë dhe Smajli në të 74-tën. Ndërkohë, i vetmi gol i shënuar nga KF Shkodra që drejtohet nga trajneri Rudi Piraniqi është ai i  Hasmegajt në të 60-tën minutë, gol që vlen vetëm për statistikë. Pas javës së 15-të të Superiores së moshave, për kategorinë U-17 dy ekipet shkodrane, Vllaznia dhe KF Shkodra janë në mesin e tabelës së klasifikimit me pikë të barabarta, nga 17-të. Ndërsa, për kategorinë e moshës U-19, Vllaznia vazhdon të jetë në krye me 37 pikë, ndërsa KF Shkodra në mesin e tabelës me 21 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img