Tragjedi në Indonezi, vdes futbollisti i goditur nga rrufeja

Lojtari i FBI Subang, Septian Raharja humbi jetën në spital, ja çfarë ndodhi. Tragjedi në futbollin e Indonezisë. Gjatë ndeshjes miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang, rrufeja goditi Septian Raharja, lojtar i ekipit mik. Indoneziani u rrëzua në tokë, bashkëlojtarët e tij dhe stafi mjekësor ndërhynë menjëherë por fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë.

Episodi daton pasditen e së shtunës 10 shkurt në stadiumin Siliëangi në Bandung. Rrufeja e goditi drejtpërdrejt në gjoks, aq sa në atë moment iu gjet një plagë e thellë në trup. Këpucët u gjetën të djegura. Futbollisti është transportuar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë pas disa minutash. Klubi i tij, FBI Subang, i dërgoi një deklaratë ngushëllimi familjes dhe tha se ata do të hapin një hetim për të verifikuar se nuk kishte të meta në sistem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu