Sunday, November 24, 2024

Basketboll Meshkuj Superliga-Vllaznia mundet në shtëpi nga Goga Basket 79-109, drejtuesit kuqeblu të zhgënjyer nga rezultati

Lexo

Vllaznia-Goga Basket 79 – 109

(18-31, 25-33, 22-22, 14-23)

E diel 7 Mars 2021, ora 17.00, Pallati i Sportit  “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës

KB Vllaznia: Redi Rakaj (C) 16, Davis Stanley 37, Abrian Javon Edëards 4, Damian Bekteshi , Marsi Kruja, Antonio Shabani 2, Jeron Quin Cooper 11, Lorenzo Alberto Martinez 0, Herion Faslija 2, Elidon Bitri 1,  Anand Singh Hundal 6.  Trajner: Mattheë David Jones

Goga Basket: Niko Thano (C) 7,  Klein Strazimiri 7, Nikola Dokovic 29, Giseld Ndreca 11, EndritHysenagolli  14, Milic Blagojevic 32, Frenki Lilaj 9. Trajner: Melzin Lazimi

Gjyqtarë: GilbertHoxha, Olti Kasmi , Andi Bejko

Java e tretë e Kampionatit Kombëtar të Superligës në basketboll për meshkuj rezervoi ndeshjen e parë në shtëpi për Vllazninë, ndërkohë që më herët dy javët e para të kampionatit i kishte konsumuar në transfertë duke regjistruar një humbje me Teutën dhe fitore me Eagles. Starti i kampionatit me humbje ndaj Teutës u justifikua me mos ambientimin sa duhet të kontigjentit amerikan që ka pushtuar Vllazninë këtë sezon sportiv kur kemi parasysh përforcimin e skuadrës me 9 basketbollistë amerikan së bashku edhe me trajnerin po amerikan, në kampin kuqeblu pritnin një Vllazni shpërthyese në përballjen e tretë ndaj Goga Basket.

Por, ndeshja e luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nuk paraqiti Vllazninë që pritej. Me përjashtim të periodës së tretë, e cila u mbyll në shifrat e barabarta 22 me 22, të gjitha të tjerat janë dominuar plotësisht nga skuadra mike. Ajo që e dëmtoi më shumë skuadrën kuqeblu ishte starti aspak i mirë i ndeshjes kur që në minutat e para të periodës së parë, ishin basketbollistët e Teutës të drejtuar nga trajneri Melzin Lazimi, arritën të shkëputen duke e mbyllur 10-të minutëshin e periodës së parë me një avantazh të dukshëm,18-31. Diferencë kjo që i mjaftoi durrsakëve të Goga Basket të jenë më të qetë në fushën e lojës, gjë që shpërblehet me fitore edhe të kësaj periode 25-33, rezultat ky që mbyll pjesen e parë me shifrat 43-64.

Pas pushimit mes dy pjesëve, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Matthew David Jones janë më të përqëndruar në fushën e lojës duke e mbajtur në barazpeshë periodën e tretë në shifrat 22-22, por që në rezultatin e tre periodave, kryesimi është për durrsakët me shifrat 65-86. Kur mendohej se perioda e katërt që ishte edhe vendimtare për fatin e takimit do të ishte më e mirë për Vllazninë, ndodhë e kundërta, pasi janë përsëri miqtë nga Durrësi që diktojnë në fushën e lojës duke e fituar këtë periodë 14-23, ndërkohë që shifrat e përgjithshmë të të gjithë ndeshjes thellohen edhe më shumë në favor të Teutes duke fiksuar rezultatin përfundimtar 79 me 109 në favor të tyre.

Humbja, por më së shumti edhe paraqitja e skuadrës në përgjithësi ka lënë të pakënaqur drejtuesit e KB Vllaznia, të cilët me investimet e pakursyera për të sjellë në Shkodër basketbollistë amerikanë prisnin një paraqitje ndryshe nga skuadra e tyre. Me përjashtim të Davis Stanley që ishte pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes me 37-të pikë, amerikanët e tjerë ishin larg pritshmërisë së drejtuesve. Vllaznia synon fitimin e titullit kampion, por humbja e dytë në tre ndeshje kampionat i ka spostuar jo pak kuqeblutë larg rivalëve pretendente.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img