Friday, March 29, 2024

Superiore Java 23-Teuta barazim 1-1 në Ballsh, gëzohet Vllaznia. Tirana fiton përsëri, mund Kastriotin në transfertë 1-2

Lexo

Durrsakët e Teutës të drejtuar nga trajneri shkodran Edi Martini kanë bërë një hap fals kur kanë lënë dy pikë në përballjen me ballshiotët e Bylisit në transfertë. Barazim ky për Teutën që vjen pas asaj fitore të javës së kaluar ndaj Vllaznisë kryesuese duke bërë që diferenca me kreun të ngushtohej në vetem 1 pikë. Por, lënia e dy pikëve në Ballsh ndaj Bylisit vendas konsiderohet një autogol për Teutën pikërisht në një moment kur synimet dhe optimizmi durrsak ishin më tepër se kurrë për të kapur, pse jo edhe për të kaluar Vllazninë, gjithnjë nëse ajo gabon në ndeshjen e radhës, e për hirë të së vërtetës e ka mjaft të vështirë me Kukësin në shtëpi. Në sfidën e luajtur sot pasdite në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ishin durrsakët që shënuan të parët me anë të Bregut në minutën e 30-të, por 7 minuta më pas vendasit barazojnë me Bejin duke bërë që e gjithë sfida të mbyllet në barazim 1 me 1.

Megjithatë, planet durrsake nuk vlejnë fare, sepse ky rezultat shkon në favorin e kuqebluve, të cilët kanë momentin e bukur që me një fitore 3 pikëshe ndaj Kukësit ta thellojnë diferencën me Teutën që në fakt është njëra nga rivalët, sepse në ndjekje të Vllaznisë janë edhe dy skuadrat e tjera, Laçi dhe Partizani.

Në sfidën tjetër të luajtur po sot pasdite, atë Kastrioti-Tirana, skuadra bardheblu vazhdon serinë e fitoreve, ku kjo në Krujë është e tretë radhazi. Skuadra e drejtuar nga tekniku Shehi ka kaluar e para në avantazh me anë të Seferi në minutën e 20-të, I cili shndërron në gol një penallti dhënë në favor të bardhebluve, ndërkohë që  më pas është  Hoxhallari në të 59-tën që dyfishon avantazhin. Vendasit e teknikut Ramadan Ndreu nuk shkojnë më shumë se një gol shënuar nga De Silva në minutën e 66-të, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Tiranës me rezultatin 1 me 2.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img