Wednesday, November 27, 2024

Superiore-Pas Teutës, edhe Partizani i thotë “PO” Vllaznisë…!

Lexo

Nëse në Ballsh, në lojë ishin të tre rezultatet, por që Teutës pretendente për titull i duheshin më shumë se kurrë 3 pikët e arta, të cilat nuk arriti t’i merrte duke nënshkruar barazimin me Bylisin, për Partizanin, 3 pikëshi ishte detyrim këtë javë. Por, të kuqtë, gabuan edhe më rëndë se sa bregdetarët durrsakë teksa në sfiden përballë Skenderbeut i lanë të tria pikët. Rezultatin e kësaj ndeshje të luajtur pasditen e së dieles në “Elbasan Arena” e vulosi goli i shënuar nga Zhan Viktor në minutën e 67-të. Në këtë mënyrë, ashtu si edhe Teuta e Edi Martinit, edhe skuadra e Ilir Dajës, të cilën jo shumë larg e konsideruan si kërcënuesi kryesor për t’i marrë kryesimin kuqebluve, me dy rezultatet zhgënjyese ndaj Apolonisë dhe Skenderbeut, detyrohet t’i thotë “PO” Vllaznisë.

Dy “dhurata” të njëpasnjëshme që Teuta dhe Partizani i bënë Vllaznisë, pikërisht në një moment kur asaj i duheshin më shumë se kurrë. Humbja në Durrës ndaj Teutës javën e kaluar dhe ngushtimi me 1 pikë i diferencës me ndjekësit e saj krijuan shumë tension në kampin kuqeblu.  Tension që është rritur jashtë mase në prag të përballjes me Kukësin pasditen e së hënës duke shkuar deri aty, sa si asnjë herë tjetër, për këtë pragndeshje në kampin kuqeblu vendosen të mos dalë askush në konferencë për shtyp.

Fati i kalendarit të javës së 23-të, bëri që Vllaznia t’i ndjekë me qetësi ndeshjet e dy rivalëve të saj, dhe kur ka konstatuar “dhuratat” e kundërshtarëve, patjetër që situata moralo-psikologjike në radhët e saj duhet të ketë ndryshuar tërësisht. Që do të thotë, se me këtë situatë të krijuar, kuqebluve mund t’i buzëqeshë përsëri fati, pasi i kanë të gjitha mundësitë që me një fitore tre pikëshe ndaj verilindorëve të rikthejnë qetësinë e thellimit të diferencës ndaj Teutës dhe Partizanit, por ndërkohë rreziku më i madh për të për momentin mbetet Laçi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Kualifikueset Euro U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

Mali Zi-Shqipëri 1-2(Shënuese: Dokniç 48'/Qose 30', Ndoj 68') Mali Zi:Zugiç,Bojaniç,V.Miloviç,Radeviç,Boriçiç,Durkoviç,Dokniç,Çadenoviç,Osmajiç,Tomaseviç,Krstevska Trajner:Ivan Tatar (U aktivizuan:Nikçeviç,T.Miloviç,Zarubica,Buckoviç) Shqipëria:Spahiu,Nika,Hoxhaj,Allushi,Vata,Methoxha,Ago,Qose,Ndoj,Vasa,Bushati Trajner:Luçije Gjini (U aktivizuan:Hysa,Ndoci) Gjyqtarë:Laura Mauricio,Melisa Korreia(Zvicër),Lilija...
- Advertisement -spot_img