Friday, April 19, 2024

Mesazhi i Izmir Smajlajt…Keqardhja për Europianin dhe premtimi për vazhdimësinë edhe më pozitive…

Lexo

Izmir Smajlaj është padyshim sportisti i momentit në Shqipëri. Si askush tjetër, shkodrani që përfaqëson Tiranën është në cilësinë e Kampionit të Europës. Dështimi në Kampionatin Europian të Atletikës për sallat e mbyllura të zhvilluar në Poloni duke mos arritur të kalojë në finale për vetëm 5 cm më pak e ka mërzitur paksa Izmirin. Gjithësesi, për të sezoni dimëror ka qënë ekstra, pasi ariti të fitojë tre Medalja të Arta, ndërkohë që beson shumë se do të rithehet edhe më i fortë.

 Mesazhi

“Ndonëse ky Europian nuk shkoj sipas parashikimeve të mija dhe jashtë rezultateve që kam arritur deri më sot, jam i kënaqur që sezoni dimëror përfundoj me 3 medalje të arta.

Gjithsesi, unë nuk ndalem këtu, pasi menjëherë pas rikthimit në Shqipëri, do të vazhdoj të stervitem edhe më tepër më me shumë vullnet e guxim për të arritur qëllimet që i kam venë vetes për 2021!

Ju falenderoj që të gjithëve që më keni mbështetur dhe vazhdoni të jeni pjesë e madhe suportuese në rrugëtimin tim sportiv!”, shkruan kampioni i Europës në Atletikë, Izmir Smajlaj në profilin e tij FB.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img