Laçi 1-1 Dinamo City (Qato 72′ / Denisson 29′)
Laçi dhe Dinamo ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores, një rezultat që i vlen më shumë Dinamos teksa i afrohet Tiranës me vetëm dy pikë.
Një ndeshje me shumë ritëm dhe grint. Laçi e nisi sfidën në sulm duke krijuar disa raste të pastra për gol, por në goditjen e parë në portë në minutën 29′, Dinamo gjeti golin e avantazhit me Denisson.
Ekipi i Mirel Joses nuk e uli për asnjë sekondë ritmin e lojës, kërkoi golin e barazimit me insistim, gol që erdhi në minutën e 71-të pas një kryevepre të Qatos. Mesfushori lëshoi një predhë nga distanca që u ndal në trekëndësh, një ekzekutim fantastik që solli festë te tifozët e pranishëm. Dy trajnerët nisën të ndërhynin në formacion duke bërë që ritmi i lojës të bindte ndjeshëm, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Kështu Laçi bie në vendin e 7-të me 29 pikë duke qëndruar mes luftës për mbijetesë dhe “Final 4”, ndërsa Dinamo vazhdon në vendin e 5-të me 32 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të katërt, por me një ndeshje mangët për të luajtur.