Mirel Josa(Trajner i Kukësit):
“Unë nuk mund të merrem me faza të veçanta të lojës. Vllaznia i pati rastet e veta në 20 minutat e fundit. Më bëri përshtypje loja e skuadrës sime. Kishim një qarkullim të mirë të topit dhe një ekuilibër të mirë. Në përgjithësi jam i kënaqur. E vetmja gjë që nuk jam i kënaqur është kur dilnim në pozicione gjuajtje. Mund të godisnim shumë më tepër portën. Edhe ne kishim rastet tona për të shënuar. Kështu është futbolli. Nuk është problemi te golat e atyre, ata janë sulmues, për këtë punë janë. Lojtarët si Taipi, Mate dhe 2 lojtarët e krahut, prisja më tepër nga inkursionet e Gashit në krahun e majtë. Vllaznia doli me 2 sulmues dhe 1 lojtar mbrapa sulmuesit. Aty na u krijuan disa boshllëqe. Momenti i penalltisë erdhi nga një pakujdesi e jona, nuk i hyj fare diskutimit, ishte apo s’ishte. Kur Vllaznia ndryshoi skemën dhe doli me 2 sulmues shtatlartë përpara, na rrezikun. Siç rrezikoi Vllaznia portën tonë, edhe ne rrezikuam. Bëhet gjithë ai qarkullim topi, gjithë ajo zbritje, me terrenin që ishte sot, duhet ta kishim goditur të paktën 5-6 herë portën në pjesën e dytë. Vllaznia luajti me frikë në 10 minutat e fundit.
Nuk i bëj planet afatgjate, për vete dhe skuadrën që drejtoj. Në futboll gjërat mund të rrokullisen shumë shpejt. Mua më intereson që skuadra të luaj këtë futboll që luajti sot, nga mënyrë se si e qarkulloi topin dhe nga ekuilibri. Nëse luajmë kështu, mund të dominojmë çdo skuadër me lojë. Planet afatgjate nuk mund t’i bëj. Më intereson qetësia e skuadrës vetëm për 1 javë.”