Wednesday, April 24, 2024

(Intervista)- Thomas Brdariç flet pas ndeshjes Vllaznia-Kukësi 0-0

Lexo

Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë):

“Kemi pasur shumë mundësi për shënim. Jam i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve. Skuadra krijoi shumë dhe ne jemi aty, skuadra arrin të krijojë. Kishim më shumë raste se Kukësi. Mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë, por rezultatin është ai që është. Demir Imeri ka marrur topin pasi kishte besim, Hoxhaj i cili ishte zgjedhur ta gjuante, u largua. Dilaver ka gjuajtur penalltitë e fundit. Ne besojmë tek lojtarët tanë, por edhe ata duhet të kenë përgjegjësi. Unë mendoj se jemi në një pozicion të mirë. Ka qenë një strategji që ne nuk e marrim në konsideratë fundin e ndeshjes. U munduam që duke i lënë topin Kukësit, mund ta kapnim në kundërsulm, por jo gjithmonë gjërat shkojnë si duhet. Dilaver për mua është një lojtar dhe djalë shumë i mirë. Duhet të tregohemi pak të durueshëm me lojtarët, pasi në muajt e fundit po luajnë shumë. Dilaver e ka besimin tim, me Teutën ishte i pafat. Është sulmues shumë i rëndësishëm, por i duhet pak kohë për të qenë si në fillim të sezonit.”, tha Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img