(Intervista)- Alban Xhaferi flet pas ndeshjes Vllaznia-Kukësi 0-0

Lexo

Brazilianët e Erzenit bashkë me Krasniqin: “Erzeni është ekip i fortë, nuk ishte e vështirë të kisha Balajn kundërshtar”

Skuadra shijakase fitoi 3-2 në “Niko Dovana” në përballjen e tretë në kampionat, duke marrë plot 7 pikë nga...

(Intervista) Trajnerët Colella dhe Tetova flasin pas ndeshjes Partizani 1-1 Egnatia

Partizani u ndal në një barazim 1-1 nga Egnatia, duke mos përfituar nga ai hap fals i Tiranës kundër...

I lumtur pas fitores, Kapllani: “Të ulim kokën dhe të festojmë sonte, të shohim për ndeshjet e radhës.”

Erzeni ia doli të marrë një fitore me shumë vlera kundër Vllaznisë me rezultatin 3-2. Kapllani u shpreh mjaft i...

Alban Xhaferi(Sponsor i Vllaznisë):

“Unë mendoj që në 2 ndeshjet e fundit Vllaznia ka ndryshim. Ndoshta jo në performancën optimale që ishte në fillim. Por kjo është një diçka normale, sepse kampionati është i gjatë, ka lodhjet e veta, në futboll njihen mini-krizat, që unë mendoj se i kemi kaluar tani.

Mendoj që në këtë ndeshje, nuk patëm fatin, nuk ishte e shkruar që të fitonim, sepse patëm shumë raste për të shënuar. Humbja e penalltisë në vetvete ishte një dramë. Ky është futbolli. Ashtu siç kemi patur fatin të shënonim në momentin e fundit, tani nuk ishte momenti jonë, mendoj që skuadra është rikthyer. Besoj që do të eci mirë ndeshjen e ardhshme. Lufta është e egër, nuk ka skuadra të dobëta, shikohen rezultatet çdo ditë. Të ecim përpara dhe të luftojmë.

Unë mendoj se gara do të shkojë deri në fund kështu, do të jetë luftë e egër. Jemi gati për të luftuar deri në fund. Nuk kemi frik asnjë ekip, duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, duhet të vlerësojmë çdo kundërshtar, pa anashkaluar edhe Kupën. Të ecim përpara, gjithmonë me atë objektivin për të mbajtur pozicionin aktual dhe pse jo për të arritur titullin kampion.

Çunat janë shumë të motivuar, ne kemi bërë mbledhje të gjata. Kemi bërë diskutime të brendshme. Ka pasur gabime gjithandej, duke përfshirë edhe veten. Ndikon euforia e tepër, por nuk mendoj se ka rrëshqitur situata. Çunat janë profesionistë. Ata janë të etur për të fituar, sepse fitorja e ekipit, është fitorja e tyre, e të gjithëve. Ekipit i rritet vlera.

Unë mendoj që Brdariç gëzon mbështetjen e plotë tonën, ai ka një projekt ambicioz për Vllazninë, unë e kam mbështetur dhe do të vazhdoj ta mbështes. Ankandi? Jemi njoftuar nga bashkia që do të ketë një shtyrje”,  përfundoi Xhaferi.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -