Bylis-Elbasani 0-0
Nuk prodhoi fitues dhe as gola, supersfida e Kategorisë së Parë, mes Bylisit dhe Elbasanit, e vlefshme për javën e 22-të.
Pjesa e parë e luftuar dhe me raste të arta shënimi, ndërsa e dyta ishte më e qetë. Në minutën e 12-të, skuadra e Nevil Dedes kishte një mundësi të artë shënimi, me Lleshin që u ndal fillimisht nga portieri Beqaj dhe në vazhdimin e aksionit, gjuajtja e Grecës, u ndal nga Goxhaj mbi vijën fatale.
Në minutën e 39-të, ishin vendasit që iu afruan golit, teksa lajthia gjuajti bukur me kokë, por topi u ndal në tranversë dhe më pas u përplas te portieri Totoshi, për të shkuar goditje këndi.
Me këtë barazim, Bylisi e mbyll dhe fazën e dytë të kampionatit në vendin e parë me 52 pikë, 2 më shumë se Elbasani ndjekës.