Trajneri i Bylisit, Arian Bellai, foli për MCN TV, pas barazimit me Elbasanin, që mban ballshiotët në vendin e parë.
Bellai deklaroi se tani kampionati ka mbërritur në një momnet ku është vetëm matematikë dhe duhen llogari. Ai tha se nuk i intereson më loja, por do vetëm 3 pikësha në ndeshjet e ardhshme.
Sipas tij, skuadra mund të luante për dy rezultate ndaj Elbasanin.
Të gjitha fjalët e mira shkojnë për lojtarët. Ata japin gjithçka në lojë. Mund edhe të mos kemi luajtur mirë sot, por ishim për të dyja rezultatet. U futëm për fitore, por kishim disa ndryshime në formacion. Na duhen rezultatet, sepse ka ardhur një moment ku kampionati është matematikë. Do mundohemi të marrim 3 pikëshin, për të siguruar matematikisht Superioren.
Gjithmonë në futboll përgatitet formacioni, por nuk mund të luash vetëm me një 11-she. Sot na mungoi besimi. Na ka ikur pak besimi që kishim në çdo gjë. E kemi humbur pak atë, por nuk ka rëndësi, sepse marrim ato që kërkojmë. Kemi edhe 11 ndeshje akoma. Duhet të jemi të fokusuar.
Duhet të kemi kujdes që ta mbajmë vendin e parë, pasi nuk mbaj mend që Elbasani të na ketë kaluar këtë sezon. Duhet të kemi besim që ta zgjidhim sa më shpejt ndeshjen. Kemi ekipe në fazën e tretë, që luajnë për objektivat e tyre. Duhet të vlerësojmë çdo kundërshtar, pavarësisht vendit në renditje. Sot luanim për dy rezultate dhe ia dolëm. Jam i kënaqur nga çunat sepse e bëmë mirë atë që kërkuam.
Superioren e ndjekim edhe ne, sepse është kampionat interesant. Besoj se të dyja ekipet, Bylis dhe Elbasani i kanë kualitetet. Duhet ta provojmë në Superligë se si është. Besoj se me këta lojtarë nuk do bënim keq në elitë.
Duke parë renditjen, mendoj se Bylis dhe Elbasani, janë dy ekipet që e meritojnë vendin. Kishim dy raste për shënim, por unë jam i kënaqur sepse jemi të parët. Nuk më intereson më nëse luajmë mirë apo jo, më duhen vetëm 3 pikët.