Friday, May 3, 2024

Barazimi me Bylisin, Dede: Mungoi vetëm goli, besoj te titulli kampion

Lexo

Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, foli për MCN TV, pas barazimit me Bylisin kryesues.

Dede deklaroi se futbollistët bënë një lojë shumë të mirë dhe mungoi vetëm goli. Sipas tij, objektiv është titulli kampion dhe ka besim se kjo do arrihet në fund.

Duhet të komplimentoj djemtë, pavarësisht disa problematikave nga krosimet. Duhet të kishim finalizuar, vetëm për këtë më vjen keq. Në çdo moment ishim të shkurtër dhe gati për çdo duel. Në momentin final, duhet të qarkullonim më mirë. Për herë të parë në kampionat, nuk shënojmë dot në një ndeshje.

E kontrolluam deri diku lojën. Për mundin që treguan lojtarët, meritonin fitoren që të shkonim të lumtur në shtëpi. Gjithsesi Bylis është vendi i parë dhe nuk është e lehtë, janë me meritë. Kam bindje që nuk do gabojmë siç ndodhi në fazën e parë. Çdo gjë vjen graduale. Unë jam i bindur ku do dalim në fund, por të presim javët e ardhshme.

E kemi objektiv titullin kampion. Duke fituar ndeshjet dhe duke i marrë një nga një. Do mundohemi të mos gabojmë dhe të shpresojmë që të gabojë rivali. Në fund e pamë, që Bylis luante për barazimin. Mund të kishim bërë më mirë në të dyja ndeshjet, por duhet të respektojmë verdiktin që jep fusha.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img