Saturday, November 30, 2024

Riad Syla dhe Erjon Vajushi të KF Shkodra dhe Heldi Kopliku i Vllaznisë, pjesë e Kombëtares U-15. Trajneri Dama teston 20 futbollistë, grumbullim 3 ditor në Tiranë

Lexo

Pas ekipeve kombëtare U-17 e U-19, është radha e Kombëtares U-15 të zbresë në fushë për të zhvilluar një grumbullim 3-ditor me lojtarët e kësëaj grupmoshe që aktivizohen në klubet dhe akademitë e futbollit shqiptar.

Ky është grumbullimi i parë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armand Dama, ku synimi kryesor është vëzhgimi nga afër i lojtarëve më të spikatur për këtë grupmoshë. Trajneri Dama ka zbardhur sot listën me 20 futbollistët e thirrur, të cilët i përkasin vitlindjes 2010.

Në listën e grumbulluar nga trajneri Dama janë edhe tre futbollistë shkodranë. Dy, dhe konkretisht Riad Syla dhe Erjon Vajushi, i përkasin KF Shkodra të drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi dhe një, Heldi Kopliku i Vllaznisë U-15 të drejtuar nga trajneri Denis Zmijani.

Nën drejtimin e teknikut shqiptar, kuqezinjtë e vegjël do të grumbullohen sot në Tiranë dhe do të zhvillojnë seancat stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, teksa do të punohet më shumë në aspektin fizik, teknik si dhe taktik individual. Në programin 3-ditor të grumbullimit të Kombëtares U-15 është edhe një miqësore me ekipin U-15 të Qendrës Rajonale Fier.

Në të njëjtën kohë, trajneri i ekipit kombëtar U-15, Armand Dama, si edhe trajnerët e ekipeve zinxhir të moshave kuqezi po punojnë çdo ditë edhe me projektin “Step By Step” që ka si qëllim të angazhojë të gjithë kuqezinjtë e vegjël që luajnë në Shqipëri, me qëllim rritjen e cilësisë së lojtarëve vendas, në mënyrë që ato të bëhen baza e ekipeve kombëtare të moshave.

Më poshtë edhe lista e 20 lojtarëve të thirrur nga trajneri Armand Dama për grumbullimin 3-ditor:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img