Tuesday, December 10, 2024

(Video) Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë. Kristjan Gjidodaj dhe Prek Pjetrushi u zgjodhën delegatë të SHRFL-së

Lexo

Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë zhvilloi ditën e sotme punimet, ku u morën vendime të rëndësishme për aktivitetet futbollistike që organizon kjo shoqatë.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 9 anëtarë të shoqatës të përfaqësuar nga 12 delegatë, të cilët diskutuan pikat e përcaktuara në rendin e ditës, që kishin të bënin me raportin e aktivitetit të Shoqatës, miratimin e pasqyrave financiare, miratimin e buxhetit për vitin 2024, miratimin e rregullores së veprimtarisë futbollistike për sezonin 2024-2025, zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRFL-në në asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, si edhe pranimin për anëtarësim.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë ishte i pranishëm edhe Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili fillimisht i uroi punime të mbara Asamblesë dhe përgëzoi në veçanti për punën e bërë, Kryetarin e SHRF Lezhë, Kristjan Gjidoda.

“Së pari, dua t’ju përgëzoj për punën e shkëlqyer që keni bërë gjatë këtij viti në rajonin e Lezhës, të gjithëve ju, por në veçanti kryetarin e kësaj shoqate, z.Kristjan Gjidoda. Të gjithë e dimë se ju jeni një nga shoqatat kryesore të vendit tonë, me një numër të madh jo vetëm futbollistësh, por edhe për nga shtrirja gjeografike nga Kruja në Kukës. Ju keni ditur të afroni ekipe dhe akademi të reja të cilat do të ndihmojnë në rritjen e lojtarëve amator që afrohen në futboll e që në të ardhmen do të furnizojnë kampionatet tona dhe ekipet Kombëtare”- tha fillimisht Arben Dervishaj.

Gjatë fjalimit të tij, Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj u siguroi anëtarëve mbështetjen e plotë të FSHF-së për të çuar përpara futbollin përmes projekteve të ndryshme.

“Prej disa vitesh tashmë, një nga prioritetet tona kryesore është mbështetja e futbollit të vajzave, ku një pjesë jo e vogël e buxhetit tonë shkon në drejtim të këtij sektori. Gjithkush ka të drejtën të luajë futboll dhe ne si FSHF mbështesim këdo që do të bëhet pjesë e këtij sporti. Dua t’ju kujtoj që masivizimi është sfidë që kërkon kontributin e gjithsecilit prej nesh, edhe tuajin, për të qenë në pararojë të zhvillimeve sportive në vend.Objektivi afatgjatë do të jetë ndërtimi i një qendre rajonale për të gjithë zonën” – tha Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.

Pas verifikimit të mandateve, kryetari i SHRF Lezhë, Kristjan Gjidodaj, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku theksoi se Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë i ka përmbushur me sukses të gjitha objektivat e vendosura në vitin 2023, për rritjen e ekipeve dhe rritjen e numrit të lojtarëve që janë angazhuar në futboll, sidomos pas projekteve të ndërrmara nga FSHF, “Topi im”, “Uniforma ime” dhe mbështetjes së dhënë për futbollin e vajzave.

Më pas me anë të votimit u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2024. Gjithashtu u miratua edhe rregullorja e veprimtarisë futbollistike për sezonin 2024-2025.

U zgjodhën edhe delegatët që do të përfaqësojnë SHRFL-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së të propozuar nga anëtarësia. Pas votimit të anëtarëve të SHRFL-së u zgjodhën delegatë Kristjan Gjidodaj dhe Prek Pjetrushi.

Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë ju shtua edhe një anëtar i ri me të drejta të plota që është: “IB-GR Shënkolli Akademi”.

(Video) Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, flet në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img