Friday, November 22, 2024

Futboll Femra-Vllaznia mund Tiranën AS 8-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Vllaznia-Tirana, ishte njëra nga gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Takimi në fjalë i zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës dhe pati vetëm një protagonist në fushën e lojës. Ai ishte ekipi kuqeblu, i cili i drejtuar nga trajneri Nikolin Leka e dominoi takimin që nga minuta e parë deri në të 90-tën. Skuadra vendase në cilësinë e fitueses së Kupës së Shqipërisë në edicionin e kaluar ka shënuar plot 8 herë në portën mike, ndërkohë që rrjeta e Vllaznisë nuk është prekur fare.

Me 3 gola të Doçit dhe 1 të Lufos, Vllaznia e mbyll pjesën e parë me rezultatin 4 me 0. Megi Doçi do të shënonte sërishmi edhe në pjesën e dytë, dhe së bashku me të edhe Zarka dy herë si dhe Lufo duke e thelluar avantazhin në 8 me 0. Vllaznia është shumë pranë edhe golit të 9-të, kur gjyqtarja kryesore akordon një faull dy takimësh në favor të Vllaznisë 4-5 metra lag larg portës  bardheblu, por keqkuptimi i Doçit dhe koleget e saj të ekipit, bën që kjo mundësi e artë e Vllaznisë të shpërdorohet, pasi menjëherë dëgjohet edhe vërshëllima përfundimtare për mbylljen e të gjithë ndeshjes.

Gjithsesi, me shifrat në fuqi 8 me 0 për Vllazninë përfundon sfida gjysëmfinale, Vllaznia-Tirana, rezultat që e çon skuadrën kuqeblu në finale duke pritur verdiktin e çiftit tjetër gjysëmfinal, Apolonia-KF Tirana që luhet të enjten në Fier.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img