Thursday, November 28, 2024

Vendimet e Disiplinës/ FSHF u ndalon hyrjen në stadium tetë tifozëve, mes tyre një vajzë

Lexo

Janë publikuar vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së. 8 personave u ndalohet hyrja në ambiente ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe.

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Florian Mehdi Karaj
Klodian Selim Stafuka
Flogerta Abdulla Liçi
Aurel Hysni Balla
Kristian Alket Abazi
Rebato Mrishaj
Xhevahir Granit Ramo
Orgest Edmond Muja

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

Prestige MFC, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 17/1/b dhe 17/1/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

Lojtari i Prestige MFC, Kliton Kodhelaj, për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Tepelena, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër KF Albpetrol, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Zyrtari i KF Tepelena, Ilir Selimi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Egnatia, Alban Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Pranimin e kërkesës së KS Besëlidhja për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin David Marku në zbatim të nenit 75 të KDE.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img