Thursday, November 28, 2024

Laçi kërkon të rikthejë në pankinë shkodranin Armando Cungu. Josa drejt shkarkimit nga drejtimi i kurbinasve

Lexo

Humbja e fundit në shtëpi përballë Skënderbeut, duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Laçit, që kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Skuadra kurbinase nuk fiton në kampionat prej 6 javësh dhe për rrjedhojë ka zbritur në zonën e ulët të renditjes.

Duket se drejtuesit e klubit kanë vendosur që ti japin një impuls të ri skuadrës, duke larguar trajnerin e njohur. Josa u bashkua me Laçin në shtator të vitit të kaluar, pas largimit të Bejzades nga stoli i kurbinasve.

Emri më i lakuar për të marrë drejtimin e Laçit është Armando Cungu, që ka drejtuar edhe 2 herë më parë në karrierë skuadrën kurbinase. Pritet që zyrtarizimi i këtij ndryshimi në pankinë të bëhet në orët në vijim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img