Java e 14-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë ka regjistruar fitore për dy skuadrat rivale të grupit A, Besëlidhja dhe Valbona. Të dyja skuadrat në fjalë, kanë dalë fituese duke vijuar të jenë në krye me pikë të barabarta.
Lezhjanët e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli, mposhtën në transfertë Naftëtarin me rezultain 0 me 5, ndërkohë tropojanët e drejtuar nga trajneri Vladimir Gjoni mundin në shtëpi Adriatikun 2 me 0.
Tre skuadrat e Qarkut Verior të Shkodrës, kanë realizuar një fitore dhe dy humbje. Fitoja është aritur nga skuadra pukjane Tërbuni duke mundur në transfertë Albanët me rezultatin 0-4. Ndërkohë, Murlani gabon në shtëpi duke u mundur në fushën sportive të Barbullushit nga Sopoti 0-1, ndërsa koplikasit e Veleçikut humbi 3-1 në transfertë me Ilirinë.
Pas javës së 14-të, grupin A të Kategorisë së Dytë e bashkëkyesojnë Besëlidhja dhe Valbona me nga 37 pikë, të ndjekura nga Iliria me 33 pikë. Sopoti është i katërti me 24 pikë, Tërbumi i pesti me 18 pikë, duke lënë pas Gramshin me 14 pikë, Adriatiku dhe Veleçiku me nga 13 pikë, Murlani i nënti me 11 pikë, Naftëtari me 8 pikë dhe në mbyllë tabelën me vetem 1 pikë.
Rezultatet e javës së 14-të
NAFTËTARI-BESËLIDHJA 0-5
MURLANI-SOPOTI 0-1
VALBONA-ADRIATIKU 2-0
ILIRIA-VELEÇIKU 3-1
ALBANËET-TËRBUNI 0-5
Renditja
1-BESËLIDHJA – 37 pikë
2-VALBONA – 37 pikë
3-ILIRIA – 33 pikë
4-SOPOTI – 24 pikë
5-TËRBUNI – 18 pikë
6-GRAMSHI – 14 pikë
7-ADRIATIKU – 13 pikë
8-VELEÇIKU – 13 pikë
9-MURLANI – 11 pikë
10-NAFTËTARI – 8 pikë
11-ALBANËT – 1 pikë
Fatos LAMAJ