Saturday, July 27, 2024

Xhihani: Vllaznia është qershia mbi tortë, nuk e prisja kështu, po ecin me hap kampioni

Lexo

Gazetari Alban Xhihani, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për kampionatin dhe renditjen deri në këtë fazë të sezonit.

Sipas tij, Vllaznia është qershia mbi tortë dhe shtoi se po ecën me hap kampioni, madje tha se as ai vetë nuk e mendonte kështu.

Kukësi më duket shumë larg, sepse Teuta është shkëputur me 9 pikë. Durrsakët janë futur te seria e ndeshjeve që po merr rezultat. Kemi skuadra të tjera në forma si Skënderbeu, Dinamo dhe Vllaznia. Egnatia po bën pesë javë pa fitore, edhe për shkak të mungesave.

Partizani bëri detyrën më Kukësin. Laçi nuk përsërit dot paraqitjet dhe bën një hap pas. Kjo e bën lojën më të bukur. Vllaznia është qershia mbi tortë, po ecin me hap kampioni. Po përzien kartat. As unë nuk e prisja kështu në fundin e kampionatit Vllazninë. Në Shkodër është publik që ndikohet nga rezultatet.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img