Monday, January 19, 2026

(Video) Futboll Moshat. Vllaznia U-14 mund Labërinë, 3-0. Shënojnë, Heldi Kopliku, Nikolas Gjoni dhe Arbes Lekaj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia U14-Labëria U14,  3-0

(Shënues: Heldi Kopliku 40’, Nikolas Gjoni 50’, Arbes Lekaj 55’)

Formacioni i Vllaznisë U14: Rei Shpuza, Aleks Fierza, Gers Durovi, Nikolaus Gjoni, Xhoi Luka, Kleton Kullolli, Kleison Caka, Omar Gucija, Eraldo Luka, Heldi Kopliku, Roel Duka.(U aktivizuan: Jozef Mukuri, Rei Cani, Gjergj Shabi, Roan Alia, Arbes Leka, Rei Golemi, Davit Mitku, Halis Ciroka. Trajner: Brikeno Bizi, Gjon Kola

Vllaznia U14 e drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Gjon Kola e ka filluar mbarë fazën e dytë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e 14-të vjeçarëve. Në ndeshjen e luajtur pasditen e së dielës në stadiumin “Reshit Rusi”, Vllaznia U14 fitoi ndaj Labërisë me rezultatin 3 me 0.

Edhe 30-të minutëshi i pjesës së parë kishte më tepër ekuilibër në fushën e lojës, Vllaznia u shfaq më agresive duke kërkuar me insistim rrugën e rrjetës. Gjithësesi, kjo pjesë e parë u mbyll me shifrat e barabarta, 0 me 0.

Pushimi mes dy pjesëve duket se ndikoi për mirë për futbollistët kuqeblu, pasi udhëzimet e dhëna në dhomat e zhveshjes nga trajneri Brikeno Bizi reflektuan për një rritje të ndjeshme të nivelit të lojës në kampin kuqeblu.

Me t’u kthyer në fushën e lojës, futbollistët kuqeblu gjejnë golin e parë me autor Heldi Koplikun. Avantazhi 1 me 0 rrit moralin e Vllaznisë U14, e cila duke shtuar presionin në portën kundërshtare shënojnë edhe golin e dytë me autor Nikolas Gjoni që është edhe goli i qetësisë.

Për të mbyllur të gjithë ndeshjen mendon Arbes Lekaj, i cili me një gjuajtje jashtë zone pesë minuta nga fundi, shënon golin e tretë për ngjyrat kuqeblu duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Vllaznisë U14 me rezultatin 3 me 0.

Në këtë mënyrë, Vllaznia U1-14 e nis në mënyrën më të mira fazën e dytë, ku me tre pikëshin e fituar ndaj Labërisë mbërrin në kuotën e 27 pikëve, vetëm dy pika larg ekipit privat të Tiranës, Triumf, i cili kryeson kampionatin me 29 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja e futbollit të moshave, Vllaznia U14-Labëria U14, 3-0.

Gaspër  MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img