Saturday, July 27, 2024

Shkodrani Sidrit Guri, firmos për Prishtinën, 30 vjeçari kërkon suksesin e radhës në kampionatin kosovar

Lexo

Tashmë është zyrtare: Sidrit Guri është lojtari më i ri i Prishtinës. Klubi kosovar ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të njohur. “Sulmuesi, realizues shumë golash, 30 vjeç, i lindur në Shkodër, i bashkohet klubit më të madh në vend, FC Prishtina”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Guri ka një karrierë të pasur, pasi në të shkuarën krahas Kukësit (ku ka fituar titullin kampion në sezonin 2016-2017) ka veshur fanellat e Vllaznisë, Korabit, Besës dhe Kastriotit në Shqipëri.

30-veçari luaji për disa edicione me Oostenden në Belgjikë, para se të bashkohej me Istanbulsporin në Turqi. Së fundmi, Guri ishte pjesë e skuadrës Citta di Varese në Serie D, Itali.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img