Thursday, November 28, 2024

Boks profesionist-Joshua shemb Ngannou në dy raunde

Lexo

Anthony Joshua mposhti me “KO” Francis Ngannou në mënyrë shkatërruese në raundin e dytë për një fitore emocionuese në sfidën e peshave të rënda të zhvilluar në Arabinë Saudite. Kampioni britanik i dha goditjen dërrmuese Ngannou në raundin e dytë, pasi e kishte rrëzur dy herë “Knock Down” kamerunasin në dy raundet e vetme që ai qendroi në këmbë.

Një goditje e tmerrshme me të djathtën e Joshua nuk i la më asnjë mundësi ish-kampionit të UFC-së, Ngannou që qendroi shtrirë në ring për më shumë se një minutë dhe pati nevojë për oksigjen. Anglezi i mohoi kundërshtarit të tij fitoren e parë në boksin profesionist dhe e vendosi veten plotësisht në garën për titull.

Ish-kampioni i botës dominoi ringun edhe pse dukej se Ngannou po dukej komod deri kur Joshua e rrëzoi për herë të parë në raundin e parë. Britaniku doli në raundin e dytë gati për të provuar se Knockdoën-i nuk ishte rastësi. Një e djathtë dërrmuese gjeti edhe një herë shënjestrën dhe e rrëzoi Ngannou në ring. Ish-kampioni i UFC-së mundi numërimin vetëm që Joshua ta rrafshonte menjëherë përsëri, duke i dhënë fundin një beteje që mendohej të shkonte ndryshe.

E pra kamerunasi qendroi shtrirë po aq san ë këmbë gjatë duelit me Joshua, që po punon fort për të patur një shans tjetër për titullin që kur pësoi humbjet e njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk. Suksesi i katërt radhazi pas atyre ndaj Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin. Një fitore ndaj Ngannou në fakt do të thotë shumë pas performancës së tij në debutimin si profesionist në boks. Ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së mahniti botën kur u ndesh me Tyson Fury për një humbje me vendim të ndarë, por tani duhet të rikompozojë idetë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img