Saturday, November 23, 2024

(Video) Humbi në shtëpi 0-1, trajneri i Skënderbeut Gvozdenoviç: Vllaznia e meritoi fitoren, ndoshta është skuadra kampione!

Lexo

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Skënderbeu-Vllaznia, trajneri Ivan Gvozdenoviç u paraqit para gazetarëve i mërzitur për humbjen e pësuar në shtëpi. Sipas tij, ndeshja u vendos nga një episod në favor të kundërshtarit. Megjithatë, për serbin që drejton pankinën korçare, Vllaznia e meritoi fioren, madje shkoi deri aty sa këtë skuadër e shikon kampione të Shqipërisë në fund të sezonit futbollistik.

‘’Ky është futbolli. Unë dua t’i uroj ekipit të Vllaznisë shumë suksese në të ardhmen. Është një skuadër e mirë, ndoshta skuadra kampione. Sot tregoi edhe eksperiencë. Ne i provuam të gjitha, edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën, por me një episod u vendos ndeshja dhe na kushtoi tre pikët.

Humbim shumë raste, ky është futbolli. Unë jam i sigurt që bëmë gjithçka me dëshirën për të bërë gol. Por nuk ia dolëm dhe Vllaznia e meritoi të fitonte ndeshjen’’, u shpreh tekniku i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç.

(Video) Prononcimin e plotë në video me trajnerin e Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img