Sunday, April 28, 2024

(Video) Fitorja në Korçë, trajneri Osmani: Bravo u qoftë djemve për angazhimin dhe luftën sportive. Jemi në rrugën e duhur për të sjellë në Shkodër titullin kampion!

Lexo

Pas festës së zakonshme në dhomat e zhveshjes për fitoren ndaj Skënderbeut, trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani është shprehur i kënaqur për angazhimin dhe luftën sportive që ato paraqiten në këtë ndeshje.

Afrimi me dy pikë larg krysueses Egnatia shikohet pozitivisht nga ana e Osmanit, madje me këtë ritëm pozitiv që ka skuadra, ai shpreson dhe beson se Vllaznia do të kapë edhe vendin e parë në renditje.

Për Osmanin, ajo që i dha më shumë forcë dhe freski skuadrës në këtë ndeshje ishte aktivizimi i Çobës në pjesën e dytë, i cili e rriti shumë më tepër presionin në portën kundërshtare, pasi pati momenti që skuadra ndjeu lodhjen e ndeshjeve të mëparshme duke përfshirë edhe 120 minutëshin e Kupës së Shqipërisë ndaj Erzenit.

I pyetur për titulin kampion që në Shkodër pritet me padurim nga një qytet i tërë, tekniku Osmani konfirmoi se skuadra në tërësi është e angazhuar maksimalisht për ta bërë realitet një gjë të tillë.

(Video) Prononcimin e plotë në video të teknikut kuqeblu Qatip Osmani dhënë pas ndeshjes ndeshjes, Skënderbeu-Vllanzia 0-1, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img